- Ish-kancelarja Merkel u bën thirrje gjermanëve të ‘luftojnë për demokraci’
- Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë
- Nepali paralajmëron për përmbytje të reja, ndërsa vendi përballet me pasojat e katastrofës
- Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë
- Chelsea sjell kampionin e botës në “Stamford Bridge”, zyrtarizohet Emiliano Martinez
- Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
- Mbyllet për dy vite konvikti Pellagonia
- Kim Kardashian publikon momentin e veçantë me Lewis Hamilton
Author: korrektpress
Dhjetë muaj pas atentatit me bombë ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, një arrestim spektakular ka tronditur Italinë. Urdhëruesi i dyshuar është një mik i vjetër i viktimës dhe një i njohur i kahershëm i drejtësisë, shkruan gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”.Sigfrido Ranucci është një nga reporterët më të njohur të Italisë – i patrembur, me përvojë dhe i pakompromis. Dikur raportonte për luftërat ballkanike dhe për sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Ndërkohë, gazetari që së shpejti mbush 65 vjet drejton në transmetuesin publik RAI emisionin investigativ “Report”. Temat që trajtohen aty janë tejet shpërthyese: korrupsioni, shpërdorimi i pushtetit dhe lidhjet…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë.Policia njofton se po heton rastin. “Prishtinë / 05.08.2026 – 21:36. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës.Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.“Podujevë / 11-14.08.2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete”, thuhet në raport.Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion. /Telegrafi/
Candace Cameron Bure ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat e vazhdueshme që ka marrë ndër vite për zërin e saj.Aktorja 50-vjeçare, e njohur nga “Full House”, e ndau rrëfimin në podcastin e saj “The Candace Cameron Bure”, ku kujtoi disa nga komentet lënduese që ka lexuar në internet. “Marr shumë kritika për zërin tim. Njerëzit gjithmonë komentojnë se sa bezdisës është zëri im”, tha ajo, ndërsa iu desh të merrte një kuti me shami për të fshirë lotët, shkruan DailyMail. Bure tregoi se një koment që e kishte lënduar veçanërisht thoshte se personi ishte detyruar ta fikte…
Barcelona thuhet se është afër të finalizojë transferimin e madh të verës, Rodrin nga Manchester City.Në një zhvillim pozitiv, eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton se Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë sigurimit të një marrëveshjeje me Manchester Cityn për nënshkrimin e Rodrit.Pas negociatave intensive, Barcelona tani synon të mbyllë marrëveshjen në orët në vijim për një tarifë me vlerë më shumë se 70 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.Rodri-Barça, a punto. Tras días de conversaciones entre los clubes, las negociaciones entre el Barcelona y el Manchester City entran ahora en su recta final.El club azulgrana busca cerrar…
Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person të dyshuar për spiunazh. I arrestuari është Fehim Sali, arsimtar në Dragash.Të njëjtit Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi të premten 30 ditë paraburgim. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe.Për çka dyshohet Fehim Sali?Sali me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit është arrestuar me dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe. Ai gjatë intervistimit kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij, ndërkaq po hetohej…
WhatsApp po prezanton një veçori të re të quajtur “Scam Alert”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar përpjekjet për mashtrime dhe për t’i paralajmëruar përdoruesit përpara se të bien pre e tyre.Sistemi është krijuar për të analizuar modele të dyshimta në komunikim dhe për të identifikuar mesazhe ose biseda që mund të jenë pjesë e skemave mashtruese.Kjo veçori synon të rrisë sigurinë e përdoruesve dhe t’i ndihmojë ata të dallojnë më lehtë mashtrimet online. Veçanërisht ato që përpiqen t’i bindin përdoruesit të dërgojnë para, të japin të dhëna personale apo të klikojnë në lidhje të dyshimta.WhatsApp ka shtuar…
Gjermania po përgatitet të ashpërsojë rregullat për pushimet mjekësore, në një përpjekje për të frenuar mungesat nga puna dhe për të rritur produktivitetin. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masat e reja mund të trajtojnë pasojat dhe jo shkaqet e problemit.Punonjësit në Gjermani ishin mesatarisht rreth 22 ditë në pushim mjekësor gjatë vitit 2024, ndërsa qeveria e kancelarit Friedrich Merz po shqyrton heqjen e mundësisë për marrjen e raportit mjekësor përmes telefonit. Punëdhënësve mund t’u lejohet gjithashtu të kërkojnë vërtetim mjekësor që nga dita e parë e mungesës.Por ekspertët thonë se rritja e mungesave lidhet edhe me presionin në rritje në vendin…
Një top gjigant me flokë të vërtetë është parë duke u rrotulluar nëpër rrugët e New Yorkut, duke habitur dhe tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ajo që në pamje të parë dukej si një skenë e pazakontë ishte në fakt një fushatë reklamuese e kompanisë së produkteve për flokë K18.Instalacioni, i quajtur “Tumblehair”, është rreth 3 metra i lartë dhe është krijuar nga një përzierje flokësh të vërtetë njerëzorë dhe flokësh sintetikë. Kompania e përdori atë për të simbolizuar sasinë marramendëse të flokëve që, sipas llogaritjeve të saj, banorët e New Yorkut humbin çdo ditë.K18 e lidhi këtë instalacion me prezantimin…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë sipas shkallës Rihter goditi herët të shtunën zonën pranë brigjeve të ishullit indonezian Flores, duke shembur ndërtesa dhe shtëpi dhe duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave.Autoritetet indoneziane lëshuan pas tërmetit një paralajmërim për cunami dhe u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të zhvendoseshin në vende më të larta. Paralajmërimi u hoq më vonë, pasi monitorimi nuk tregoi ndryshime të konsiderueshme të nivelit të detit që do të rrezikonin komunitetet bregdetare.Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ishte 68 kilometra në veri-veriperëndim të qytetit Ende,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari