KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drita triumfon ndaj Malishevës dhe rimerr “timonin” në Superligë

Drita triumfon ndaj Malishevës dhe rimerr “timonin” në Superligë

Drita ka shënuar fitore tepër të madhe në shtëpi ndaj Malishevës, për t’u kthyer si lider në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që doli të jetë tepër e baraspeshuar.

Ishte Blerton Sheji që e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur me kokë (32’).

Drita pastaj e mbajti plotësisht posedimin, derisa Malisheva gjithashtu rrezikoi disa herë përmes kundërsulmeve.

Megjithatë, qetësinë tifozëve dhe njëkohësisht për fitoren e Dritës u përkujdes Kristal Abazaj, i cili realizoi pasi dribloi dy lojtarë të Malishevës (65’).

Me këtë fitore, Drita rikthehet si lider me 51 pikë, tre mbi Ballkanin derisa Malisheva zë pozitën e pestë me 40 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.