KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Tori Spelling në spital me familjen pas një aksidenti – reagimi i shpejtë shmangu një tragjedi më të madhe

Tori Spelling në spital me familjen pas një aksidenti – reagimi i shpejtë shmangu një tragjedi më të madhe

Tori Spelling u shtrua në spital bashkë me disa nga fëmijët e saj pas një aksidenti automobilistik në Temecula, Kaliforni, më 2 prill.

Ajo po drejtonte makinën me katër nga fëmijët e saj dhe tre miq të tyre kur një automjet tjetër dyshohet se kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me ta.

Të gjithë personat në makinë u kontrolluan fillimisht në vendngjarje dhe më pas u dërguan në spital me ambulanca.

Tori Spelling

Lëndimet përfshinin prerje, mavijosje dhe tronditje, por fatmirësisht asnjë nuk ishte në rrezik për jetën.

Sipas dëshmitarëve dhe autoriteteve, reagimi i shpejtë i Tori para përplasjes mund të ketë zvogëluar pasojat, pasi ajo arriti të manovrojë makinën për të ulur forcën e goditjes.

Ngjarja është ende nën hetim dhe nuk janë bërë arrestime.

Raportohet se të gjithë të përfshirët janë në gjendje rikuperimi.

Ky nuk është aksidenti i parë për aktoren, pasi ajo ka qenë e përfshirë edhe në një incident të ngjashëm në vitin 2011. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.