- Peci tha se tha u hodh poshtë kallëzimi penal i LDK-së për grantet në bujqësi, reagon Prokuroria
- Kapiteni i Fenerbahçes lirohet pas hetimeve për bastet sportive
- Më shumë kohë për jetën, më pak për bankën – ProCredit Bank prezanton aplikacionin e ri në kuadër të fushatës “Aty ku jeni ju”
- Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin strategjik në bujqësi
- “Dukej si bodybuilding, i thonin bukur, të gjithë rrenacakë”, Moza kritikon veshjen e Arbanës
- Rajkov: Mbi 210.000 persona nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë vërtetuar origjinën e tyre bullgare me dokumente
- Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
- Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit
Author: korrektpress
Bordi i Paqes i Donald Trumpit i ka dorëzuar Hamasit një propozim me shkrim, që përcakton mënyrën se si ky grup militant mund të dorëzojë armët e tij. Ky është një hap kyç që Hamasi deri më tani e ka refuzuar, brenda kuadrit të planit të presidentit amerikan për të ardhmen e Gazës.Propozimi u prezantua gjatë takimeve që u mbajtën javën e kaluar në Kajro, sipas raportimeve të Reuters. Në bisedime morën pjesë Nickolay Mladenov, i dërguari i Trumpit për Gazën, dhe Aryeh Lightstone, ndihmës i të dërguarit special amerikan.Plani i Trumpit për Gazën, i cili u miratua edhe nga…
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka treguar ndeshjen për të cilën Alexander Isak duhet të jetë i disponueshëm pas tre muajsh mungesë për shkak të thyerjes së këmbës, e cila e la jashtë fushave për shumë muaj.Slot ka thënë se sulmuesi suedez do të kthehet në kohë për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Liverpoolit me Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm.Por, trajneri i Reds ka kërkuar kujdes në lidhje me kohën kur tifozët mund të presin të shohin formën më të mirë të sulmuesit të blerë për 140 milionë euro, i cili është i lënduar që nga fundi i…
Bella Hadid ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje për darkë me miqtë në West Hollywood.Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një dukje të thjeshtë, por shumë stil, duke theksuar linjat e saj trupore me një bluzë portokalli pa mëngë dhe xhinse blu, të kombinuara me taka klasike. Ajo e kompletoi pamjen me aksesorë minimalistë dhe një stil flokësh të mbledhur, duke ruajtur elegancën e saj karakteristike, shkruan DailyMail. Bella u pa duke mbërritur në klubin ekskluziv Bird Streets Club, ku kaloi një mbrëmje të qetë me shoqet e saj.Kjo dalje vjen vetëm pak ditë pasi modelja…
Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Prishtinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen derbi të javës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.Vendasit vijnë nga një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore, e cila i ka dërguar në pozitën e katërt me shtatë pikë prapa Ballkanit dhe Dritës, por me emërimin e trajnerit të ri, Alban Dragusha, synojnë t’i kthehen fitoreve për të shkrirë diferencën e pikëve dhe për tu kthyer në garë. Në anën…
Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi.“Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi përmes pikës…
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kyçe jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve. Rreth 20 për qind e tregtisë globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalon përmes saj, shkruan cnn. Për vendet e Gjirit Persik, kjo ngushticë është një “arterie jetike” për importin e ushqimeve, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së tokës së punueshme.Situata është përkeqësuar nga tensionet ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që kanë shkaktuar sulme ndaj anijeve tregtare dhe një bllokim…
Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar, duke iu referuar rritjes së tensioneve nga lufta SHBA-Iran në ditët e fundit.Në njoftim, ambasada thekson se të gjithë amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e konsullatave dhe se do të përballen me pezullime të fluturimeve.“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në…
Ferizaj dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Ferizajasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen derbi të “mbijetesës”, e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e qytetit” të Ferizajt, me fillim nga ora 13:00.Ekipi i Nevil Dedes vjen nga dy fitore të mëdha në kampionat dhe synon të tretën ndaj një rivali direkt për t’u larguar nga zona e rrezikshme dhe pozita e barazhit.Në të njëjtën situatë është edhe ekipi i Thomas Brdaric, i cili ka gjithashtu dy fitore radhazi dhe synon fitore apo rezultat pozitiv ndaj…
BMW ka konfirmuar se motorët e saj tradicionalë me gjashtë cilindra në rresht dhe motorët V8 do të mbeten pjesë e gamës së modeleve. Megjithatë kompania ka nevojë t’i modifikojë ato për të përmbushur standardet e reja të emisioneve Euro 7.Këta motorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit të markës, veçanërisht në modelet me performancë të lartë si M5, X5 M, X6 M, X7 M60i dhe M8 (për V8‑in) dhe modele si M240i dhe M3 CS (për motorin me gjashtë cilindra).Megjithatë, për shkak të kërkesave më të rrepta të Euro 7, BMW ka bërë disa kompromisa teknike: fuqia maksimale…
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka goditur një bazë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, objekt që është kamufluar si lavazh e automjeteve.Policia njofton se në këtë rast janë konfiskuar edhe rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera të kundërligjshme.“Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Kamuflimi’.Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari