Author: korrektpress

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me pesë futbollistë të skuadrës, të cilët nga sot (e enjte) nuk do të jenë më pjesë e ekipit.Përmes një deklarate publike, klubi ka shprehur mirënjohje për Flamur Gashin, Altin Aliun, Mevlan Zekën, Assane Diattan dhe Samuel Opeh, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre gjatë kohës sa kanë mbrojtur ngjyrat e Malishevës.Klubi i ka falënderuar lojtarët për angazhimin e treguar dhe u ka uruar suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës, duke theksuar se dyert e Malishevës do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.Postimi pa ndërhyrje i MalishevësKlubi ynë dëshiron…

Read More

Më 24 qershor, rreth orës 23:45, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar të dhunës në familje.Sipas policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë.Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa pas veprimeve hetimore, i dyshuari, 41 vjeç, është arrestuar…

Read More

Për vite me radhë, Shqipëria ka mbetur jashtë vëmendjes kryesore të turizmit evropian – e njohur, por rrallëherë zgjedhja e turistëve, shkruan media kanadeze “HOLR Magazine”.Kjo po ndryshon me shpejtësi. Numri i vizitorëve është rritur vazhdimisht dhe kompanitë ajrore me kosto të ulët, tashmë lidhin Tiranën me shumicën e qyteteve kryesore evropiane.Ndërsa vendi, që për dekada qëndroi i izoluar nga bota, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, duke u ofruar atyre mundësinë ta zbulojnë përpara se zhvillimi i infrastrukturës dhe rritja e kërkesës turistike të sjellin edhe rritjen e çmimeve.Ajo që e bën Shqipërinë të vlefshme për t’u vizituar…

Read More

Ilire Dauti në Click Plus tha se VLEN ka pranuar që të kalojë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, vetëm për të filluar bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë që siç tha, vetëm e vetëm për të vazhduar të jenë pjesë e Qeverisë.Dauti tha se VLEN është kërcënuar me zgjedhje të parakohshme dhe në këtë situatë po bëhet luftë për pushtet.Ajo foli edhe për zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa tha se gjuha shqipe nuk është objekt që mund të jetë i diskutueshëm për secilin.Deputetja Ilire Dauti dhe shtoi se janë disa çështje që prekin dinjitetin e njeriut dhe “duron duron,…

Read More

Tashmë është shndërruar në një nga personazhet më të famshëm në kampionate të ndryshme, sidomos në atë të Kupës së Botës, Ivana Knoll e di se si janë lojtarët jashtë fushës. Në një intervistë me mediat e huaja, ajo zbuloi se kush e ka impresionuar më shumë si person dhe cilët futbollistë i pëlqen t’i ndjekë më shumë gjatë turneut. Kur u pyet se cilët janë lojtarët e saj të preferuar në këtë Kupë Bote dhe ndeshjet e të cilëve i pëlqen t’i ndjekë më shumë, Ivana veçoi një emër të madh.”Sinqerisht, nga të gjithë lojtarët që kam takuar, i…

Read More

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha të martën se, pa raketat e tij, vendi i tij do të kishte përfunduar “njësoj si Gaza”, duke këmbëngulur se programi i tij balistik ishte i panegociueshëm.“Nëse raketat që kemi për mbrojtjen tonë nuk do të ekzistonin, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta kishin ‘lëruar’ Iranin njësoj si Gaza, duke mos treguar mëshirë as për të vjetrit as për të rinjtë”, tha ai gjatë një vizite në Pakistan, një ndërmjetës kyç në bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit që kërkojnë një fund të përhershëm të luftës në Lindjen e Mesme.“Ne kurrë nuk do të…

Read More

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 700 të tjerë janë lënduar pasi tërmete të fuqishme radhazi goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë Delcy Rodríguez në një përditësim.Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter tronditën vendin të mërkurën në mbrëmje, me ndërtesa të evakuuara në qytete deri në Amazonën e Brazilit, rreth 1,700 kilometra nga kryeqyteti venezuelas Karakas. Në një fjalim të shkurtër drejtuar kombit të mërkurën vonë, Rodríguez tha se tërmetet shkaktuan dëme në disa shtete, transmeton Telegrafi.Tërmetet dëmtuan aeroportin kryesor të vendit, Simón Bolívar International, duke çuar në mbylljen e tij, tha ajo, duke…

Read More

Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.Ai ka theksuar se synimi është që “vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale”, duke paralajmëruar një fazë intensive konsultimesh politike. Kurti: Pas certifikimit të…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar dhënien e kontratës për realizimin e punëve që kanë të bëjnë me demontimin, furnizimin, montimin, lëshimin në punë dhe komisionimin e sistemit të monitorimit të vibrimeve, zgjatjeve diferenciale, zhvendosjeve aksiale dhe zhvendosjes absolute në Bllokun B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B.Sipas njoftimit zyrtar, vlera e përgjithshme e kontratës është 265,712.40 euro, ndërsa në procesin e tenderimit kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë.Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë Bionics Sh.P.K. dhe TURBOCOM d.o.o., me adresë në Prishtinë. Data e dhënies së kontratës është 17 qershor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është…

Read More

Një postim i Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, lidhur me projektin e Bulevardit të Qytetit, ka nxitur reagime të menjëhershme nga përfaqësues të opozitës në Kuvendin Komunal.Ibrahimi publikoi fotografi nga terreni, duke deklaruar se projekti i bulevardit tashmë ka nisur të realizohet dhe se pavarësisht, siç tha ai, “sabotazheve, bllokadave dhe mosvotimit të buxhetit”, puna po vazhdon.“Bulevardi po bëhet realitet. Ky është vetëm fillimi i transformimit që po i ndodh qytetit tonë”, ka shkruar Ibrahimi, duke shtuar se janë publikuar edhe dokumentet e lejes së ndërtimit dhe se “faktet flasin vetë”.Megjithatë, pretendimet e drejtorit janë…

Read More