Author: korrektpress

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, me datën 10.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.Sipas një njoftimi thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. “Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. së Kosovës dhe atyre gjermane”, thuhet në njoftim.Siç thuhet…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar në zonën e Rekës së Keqe për të mbuluar gypat përgjatë rrugës që çon drejt kaptazhit, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëmtime në terren.Sipas njoftimit, punimet po kryhen me prioritet për të siguruar funksionimin e pandërprerë të rrjetit dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme infrastrukturore.KRU “Gjakova” apelon qytetarët për mirëkuptim derisa ekipet vazhdojnë intervenimin në zonat e prekura nga reshjet. /Telegrafi/

Read More

Një foshnjë palestineze tetëmuajshe ndërroi jetë sot nga i ftohti i ashpër në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, mes kushteve të përkeqësuara të dimrit me të cilat po përballen familjet e zhvendosura pas dy vitesh luftë.Foshnja, e identifikuar si Rahaf Abu Jazar, vdiq pasi temperaturat ranë ndjeshëm në zonë ndërsa familjet po strehohen në tenda të improvizuara. Duke konfirmuar vdekjen, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh paralajmëroi se më shumë fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë mund të humbin jetën nga i ftohti.”Temperaturat e ulëta po i shkatërrojnë fëmijët, të moshuarit dhe të…

Read More

Është publikuar orari për xhiron e 17-të në Albi Mall Superligë, xhiro që është e parafundit për stinorin vjeshtor.Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe tre të tjera të dielën, me vëmendjën që do të jetë në derbin Drita – Gjilani dhe atë Ballkani – Prishtina. Dy ndeshjet e para do të zhvillohen të shtunën, ku FFK tanimë ka publikuar edhe gjyqtarët për këto sfida, derisa Valon Bajgora do të ndajë drejtësinë në sfidën Drenica – Ferizaj. E në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë Prishtina e Re – Dukagjini, drejtësia do të ndahet nga gjyqtari Gramos Shala.Drita -…

Read More

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë një propozim të ri që përshkruan lëshimet territoriale që Ukraina mund të jetë e gatshme të marrë në konsideratë për t’i dhënë fund pushtimit rus, shkruan Kyiv Post.Merz tha se dokumenti u dorëzua pasi ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë zhvilluan një telefonatë me Trump të mërkurën, transmeton Telegrafi.”Kryesisht ka të bëjë me çështjen se çfarë lëshimesh territoriale është e gatshme të bëjë Ukraina”, u tha Merz gazetarëve, duke theksuar se vetëm “presidenti ukrainas dhe populli ukrainas” mund të vendosin për çështje të tilla.Duke folur…

Read More

Ky është momenti tronditës kur një politikan polak përpiqet në mënyrë agresive t’ia mbyllë mikrofonin një gazetareje – ndërsa ajo vazhdimisht lutet “ju lutem mos më prekni”.Përballja e nxehtë shpërtheu ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave, transmeton Telegrafi.Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.”Mos…

Read More

Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. Berisha dhe nënkryetari, Naim Rudari, në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.Kështu thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, drejtuar avokatëve në Kosovë.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo situatë është një rrezik për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale.“Duke e konsideruar këtë situatë një…

Read More

Pas fasadës së një takimi konstruktiv dhe me besim të ndërsjellë, përtej deklaratave zyrtare, ajo që doli nga takimi 90-minutësh midis Melonit dhe Zelenskyt ishte një tjetër histori.Siç shkruan Corriere dela serra, një histori në të cilën presioni nga stafi ukrainas ndaj Romës u shpreh qartë, transmeton Telegrafi. Dhe nga ana e kryeministres italiane, biseda ishte gjithashtu e sinqertë , me një mesazh që mund të përmblidhej kështu: “Merrni parasysh se mund të detyroheni të bëni disa lëshime të dhimbshme “.Nëntëdhjetë minuta diskutime, të paraprira nga një takim i kufizuar midis Melonit dhe Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme,…

Read More

Netët e ftohta dhe ditët më të shkurtra dhe më të errëta sjellin më shumë dëshirë për ushqim, veçanërisht për ushqim që të ngushëllon. Nëse e gjeni veten duke konsumuar më shpesh makarona, bukë, çokollatë dhe ushqime të tjera të pasura me karbohidrate gjatë dimrit, nuk jeni vetëm. Ekspertët shpjegojnë se ka një arsye të mirë për këtë dhe nuk ka nevojë për panik – është një përgjigje biologjike natyrale e trupit që kërkon më shumë karburant për të qëndruar ngrohtë. Pse jemi më të uritur në dimër?Dietologia Karine Patel e Dietitian Fit shpjegon shkencën që qëndron pas këtij fenomeni.…

Read More

I riu 18-vjeçar nga fshati Brod i Shtërpcës, i cili më herët ishte raportuar i zhdukur, është gjetur pa shenja jete. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim.“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod – afër shtëpisë së tij”, deklaruan nga Shoqata.Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të riut. /Telegrafi/

Read More