Ky është momenti tronditës kur një politikan polak përpiqet në mënyrë agresive t’ia mbyllë mikrofonin një gazetareje – ndërsa ajo vazhdimisht lutet “ju lutem mos më prekni”.
Përballja e nxehtë shpërtheu ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.
“Mos u sill sikur ke një kikirik në kokë, jo tru”, ia ktheu Skurkiewicz.
Një rrëmujë shpërtheu më pas në Sejm – ndërtesën e parlamentit të vendit – ndërsa politikani i partisë populiste zgjatej vazhdimisht për t’ia fikur mikrofonin në gjoks.
Dobrosz-Oracz u përgjigj me vendosmëri, duke thënë: “Ju lutem mos e shkelni integritetin tim personal”.
“Po e teproni tani”, u përgjigj senatori.
“Jo, po e teproni ju” ,u kundërpërgjigj gazetarja, duke i dhënë fund intervistës.
Sherri shkaktoi një mori postimesh në mediat sociale që dënonin politikanin. /Telegrafi/