Author: korrektpress

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, priti sot në vizitë Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, i cili erdhi për t’u njohur me zhvillimet dhe progresin e arritur në komunë.Në një postim në rrjetet sociale, kryetari Muharremaj theksoi: “I nderuar me vizitën e z. Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili e vizitoi komunën tonë për t’u njohur me zhvillimin dhe progresin e arritur. Komuna e Suharekës do të tregojë si gjithmonë angazhimin e saj serioz, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve”.Ai gjithashtu bëri të ditur se bashkëpunimi me ambasadorin britanik do të…

Read More

Në Maqedoni një nga pesë njerëz (22%) të moshës nga 16 deri në 74 vjet, këtë vit ka shfrytëzuar mjete të inteligjencës artificiale (AI). Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (15,76%), ndërsa 8,55% i kanë përdorur për punë. Pothuajse një nga dhjetë (9,4%) e kanë shfrytëzuar për arsim formal.Në nivel të BE-së pothuajse një e treta (32,7%) e njerëzve të moshës nga 16 deri në 74 vjeç kanë shfrytëzuar mjete të IA. Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (25,1%), ndërsa 15,1% i kanë shfrytëzuar për punë, ndërsa 9,4% për arsim formal, tregojnë të dhënat për përdorimin e TIK…

Read More

Mitrovica e Jugut ka vendosur që sektori i Gjendjes Civile të ofrojë shërbime për qytetarët edhe gjatë vikendeve, në periudhën kur mërgata viziton Kosovën në numër të madh.Kryetari i Komunës, Faton Peci, tha për këtë iniciativë: “Sot mora vendimin për ofrimin e shërbimeve për qytetarët nga Komuna e Mitrovicës edhe gjatë vikendit. Duke marrë parasysh që në këtë periudhë, kur mërgata në numër të madh viziton Kosovën, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të tyre edhe gjatë vikendit”.Ai theksoi se vendimi hyn në fuqi nga data 20 dhjetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 4 janar…

Read More

Një incident është raportuar të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku një person i dyshuar kosovar, gjatë marrjes së trajtimit mjekësor, ka tentuar të arratiset dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, kur i dyshuari, i cili ndodhej nën përcjellje për trajtim mjekësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, zyrtar korrektues.I dyshuari është neutralizuar dhe ndaluar nga zyrtarë të tjerë korrektues që ishin të angazhuar në sigurimin e tij. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe inicimit të procedurave përkatëse, i dyshuari është kthyer për…

Read More

Një rast i rëndë është raportuar pasditen e së martës në Junik, ku dy femra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në një shtëpi.Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 15:30. Pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se njëra nga viktimat ishte pa shenja jete, ndërsa e moshuara tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë shëndetësore.Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i…

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e ndërmarrë dje në Prishtinë, ndaj disa bizneseve që dyshohen për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore-farmaceutike.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore ndaj personave të dyshuar për ofrim të shërbimeve estetike pa autorizim ligjor.Në kuadër të këtij operacioni janë zbatuar urdhëresa për kontroll në disa lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjeve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale, regjistra të klientëve dhe shërbimeve të ofruara, si dhe pajisje elektronike përfshirë laptopë, njësi kompjuterike dhe DVR të…

Read More

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari nga një veturë.Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, ndërsa viktimë e vjedhjes është një mashkull kosovar. Të dyshuarit ende të paidentifikuar kanë marrë sendet me vlerë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe…

Read More

Naser KrasniqiKosova sot nuk përballet thjesht me një krizë politike apo me një tjetër cikël zgjedhor. Ajo përballet me një krizë më të thellë dhe më të rrezikshme: mungesën e drejtësisë funksionale, një politikë që ka humbur misionin shtetformues dhe një histori që po lihet pa mbrojtje institucionale. Këto tri boshllëqe ushqejnë njëra-tjetrën dhe e mbajnë shtetin në një gjendje të përhershme paqartësie dhe brishtësie.Shpërbërja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme për 28 dhjetor nuk janë zgjidhje, por pasojë. Ato dëshmojnë një sistem politik që ka dështuar të krijojë institucione funksionale, konsensus minimal dhe përgjegjësi shtetërore. Për gati…

Read More

Shkupi është ende ndër qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga platforma zvicerane “IQAir”. Rreth orës 10:00, kryeqyteti i RMV-së u rendit i 19-ti në listën globale dhe i dyti në Evropë për sa i përket ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.Indeksi i cilësisë së ajrit në Shkup është 154, gjë që e klasifikon atë në kategorinë “ajër i pashëndetshëm”. Vlera të tilla paraqesin një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe zemrës.Të dhënat nga stacionet matëse tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup…

Read More

Atletico Madrid po e ndjek me shumë interes situatën e Marcus Rashford, sulmuesit anglez që aktualisht është i huazuar te Barcelona nga Manchester United. Klubi e sheh atë si një mundësi të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, duke vlerësuar eksperiencën dhe potencialin e tij në fazën sulmuese.Diego Pablo Simeone ka identifikuar te Rashford një profil që përshtatet mirë me filozofinë e tij të lojës, falë shpejtësisë, fuqisë dhe aftësisë për të sulmuar hapësirat. Edhe pse anglezi mbërriti në Barcelonë me pritshmëri të larta, rikthimi i lojtarëve kyç në formacion ka kufizuar ndjeshëm rolin e tij, duke e lënë në plan…

Read More