KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori britanik viziton Suharekën, Muharremaj thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm

Ambasadori britanik viziton Suharekën, Muharremaj thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, priti sot në vizitë Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, i cili erdhi për t’u njohur me zhvillimet dhe progresin e arritur në komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari Muharremaj theksoi: “I nderuar me vizitën e z. Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili e vizitoi komunën tonë për t’u njohur me zhvillimin dhe progresin e arritur. Komuna e Suharekës do të tregojë si gjithmonë angazhimin e saj serioz, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se bashkëpunimi me ambasadorin britanik do të vazhdojë në të ardhmen.

“Bashkëpunimi mes nesh do të vazhdojë”, tha Muharremaj, duke nënvizuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin e komunës.

Vizita e ambasadorit Hargreaves thekson interesin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur zhvillimin lokal dhe projektet që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.