Author: korrektpress

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare që u miratua nga dy dhomat e Kongresit amerikan dhe u nënshkrua në ligj nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 18 dhjetor, transmeton REL.“Pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, SHBA-ja duhet të shqyrtojë iniciativa për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dyja…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur tubim elektoral në lagjen Dardania në Prishtinë.Në fjalën e tij para qytetarëve, Ismaili tha se PDK në këto zgjedhje ka kandidat një njeri të dëshmuar, i cili i ka dhënë Kosovës vite të tëra shërbimi publik dhe rezultate konkrete.“Kemi kandidat një njeri të dëshmuar. Një person që i ka dhënë Kosovës shumë, gjithë jetën e vet në shërbimin publik”, tha Ismaili.Ai theksoi se dallimi i Bedri Hamzës nga kundërkandidatët e të tjerë është besueshmëria e tij,…

Read More

Sulmuesi suedez Alexander Isak ka folur për median suedeze Sportbladet lidhur me startin e ngadaltë të aventurës së tij te Liverpooli, pas transferimit te kampionët e Anglisë gjatë verës. Isak ka pranuar se si ai, ashtu edhe skuadra, po kalojnë një periudhë përshtatjeje, duke theksuar se situata të tilla janë pjesë normale e futbollit. “Jo, nuk mendoj kështu. Nuk kam përgjigje për këtë. Sa i përket ekipit, është e qartë se ka qenë ngadalë, por kështu është në futboll”.”Gjithmonë ka ekipe që fluturojnë, dhe pastaj është më ngadalë për të tjerat. Bëhet fjalë për ta ndryshuar këtë situatë. Dhe për…

Read More

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, si në aspektin e kontributit në prodhimin e brendshëm bruto ashtu edhe në punësim, ndërsa ndërtimi nuk pritet të ndalet për aq kohë sa ekziston kërkesë reale për banesa.Kështu u tha në “Përballje Podcast”, ku i ftuar ishte Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, duke folur për rolin e ndërtimtarisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe trendet e vazhdueshme të ndërtimit. – YouTube www.youtube.com “Ndërtimi ka qenë dhe mbetet infuzioni i ekonomisë sonë. Ende është diku te një e gjashta e GDP-së së…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro ndihmë financiare për veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë që kërkon trajtim të kushtueshëm mjekësor.Vendimi u miratua në mbledhjen e Qeverisë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Gagica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet ’90 në organizimin politik të diasporës shqiptare dhe në mbështetjen e institucioneve të pavarura të Kosovës. Sipas Kurtit, gjendja shëndetësore e tij kërkon kujdes të veçantë dhe shpenzime që familja nuk ka mundësi t’i përballojë.Në mbështetje të këtij vendimi, ministrja e…

Read More

Fundi i vitit sjell gjithmonë më shumë shpenzime: dhurata për më të dashurit, përgatitje për festa,udhëtime, darka familjare apo thjesht dëshirën për t’i bërë vetes një dhuratë. Por kur buxheti është i pamjaftueshëm, planet shpesh mbesin pezull.Pikërisht këtu vjen në ndihmë UPAY Kredi, zgjidhja praktike që të lejon të shijosh festat pa stresfinanciar.Me UPAY, mund të zgjedhësh shumën që i përshtatet nevojave të tua:500 € kredi në UPAY kartelë – kthim vetëm 47.92 € në muaj,1,000 € kredi në UPAY kartelë – kthim vetëm 95.77 € në muaj.Shuma transferohet direkt në kartelën tënde UPAY dhe mund të përdoret menjëherë për…

Read More

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të shquar që ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.Ferguson i kishte besuar Ronaldos ende adoleshent, pas vetëm një shikimi të shkurtër gjatë kohës kur ai luante te Sporting Lisbona.”Ishte fantastike. Në jetën tuaj profesionale takoni lojtarë të jashtëzakonshëm. Që në moshën 17-vjeçare, e dinit që ai kishte diçka të veçantë, jo vetëm aftësitë e tij, por edhe dëshirën për t’u bërë më i miri”, ka thënë Ferguson. Ai theksoi gjithashtu punën e palodhur dhe…

Read More

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme. Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.“Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete që ndodhen në listën e vendeve të BE-së. Për të siguruar një menaxhim të rregullt të emigracionit, Republika e Kosovës synon harmonizimin e plotë të politikës së saj me atë të BE-së, duke filluar nga viti 2025”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve…

Read More

Prokuroria dhe Policia njoftojnë se janë parashtruar kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive për korrupsion dhe krim ekonomik. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë aksionit në Shkup, Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan, janë arrestuar 11 persona, ndërsa po kërkohen edhe dy të tjerë. Toshkovski: Është ndaluar ish-drejtori i Drejtorisë së Librave Amë Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2023, një grup zyrtarësh nga EMV Distrubuimi i Ngrohjes dhe administratorë të dy kompanive, manipuluan një tender publik për pajisje të monitorimit të stacioneve të ngrohjes. Kjo solli që një nga kompanitë të përfitonte 472 milionë denarë…

Read More