KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një”, Armand Duka me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një”, Armand Duka me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës para sfidës së radhës.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Duka ka theksuar lidhjen e fortë mes dy kombëtareve shqiptare, pavarësisht ndarjes në përfaqësim.

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!”, ka shkruar ai, duke përcjellë një mesazh uniteti dhe motivimi.

Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila po synon rezultate historike në arenën ndërkombëtare dhe kualifikimin historik në Kupën e Botës.

Mesazhi i Dukës shihet si një mbështetje e hapur dhe simbolike, që tejkalon kufijtë sportivë dhe forcon ndjenjën e përbashkët kombëtare.

Postimi i tij është pritur pozitivisht nga tifozët, të cilët e kanë shpërndarë gjerësisht, duke e parë si një thirrje për unitet dhe përkrahje ndaj “Dardanëve” në sfidat vendimtare që i presin.

Ndryshe, ndeshja finale ndaj Turqisë është paraparë të luhet sonte (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.