KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Isak ka folur për fillimin e vështirë te Liverpooli

Isak ka folur për fillimin e vështirë te Liverpooli

Sulmuesi suedez Alexander Isak ka folur për median suedeze Sportbladet lidhur me startin e ngadaltë të aventurës së tij te Liverpooli, pas transferimit te kampionët e Anglisë gjatë verës.

Isak ka pranuar se si ai, ashtu edhe skuadra, po kalojnë një periudhë përshtatjeje, duke theksuar se situata të tilla janë pjesë normale e futbollit.

“Jo, nuk mendoj kështu. Nuk kam përgjigje për këtë. Sa i përket ekipit, është e qartë se ka qenë ngadalë, por kështu është në futboll”.

“Gjithmonë ka ekipe që fluturojnë, dhe pastaj është më ngadalë për të tjerat. Bëhet fjalë për ta ndryshuar këtë situatë. Dhe për mua gjithashtu… nuk është hera e parë në karrierën time që kam kaluar një periudhë si kjo, ose që kam qenë në gjendje të keqe”.

“Kështu funksionon një karrierë futbollistike, është diçka nga e cila duhet të luftosh për t’i shpëtuar”.

Në fund, Isak mbetet i qetë dhe i vetëdijshëm se këto momente janë pjesë e rrugëtimit të çdo futbollisti, duke besuar se me punë, durim dhe kohë, ai dhe Liverpooli do të arrijnë të kthehen në nivelin e pritur dhe të tregojnë potencialin e tyre të vërtetë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.