Author: korrektpress

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale janë faktorë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik.Durmishi duke folur në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi nënvizoi se startapet me potencial të lartë janë ndër nxitësit kryesorë të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.Ai theksoi se përmes Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve 2025–2030, Ministria e Ekonomisë dhe Punës po krijon politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin praktik të inteligjencës artificiale.“Së bashku me…

Read More

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik. “Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”. Bahamas njeh Kosovën Në një konferencë për…

Read More

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vazhduar me traditën e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit.U ndanë çmime në disa kategori të ndryshme, e këtu nuk mungoi as ai për basketbollisten dhe basketbollistin më të mirë të vitit.Në kategorinë e femrave, basketbollistja më e mirë e vitit u zgjodh Malvina Haziri pas paraqitjeve të saj të shkëlqyera.Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve çmimi për më të mirin e vitit i takoi Dardan Berishës, i cili u dallua me paraqitjet e tij për Pejën dhe kombëtaren e Kosovës./Telegrafi/

Read More

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2025.Përpos çmimeve, si zakonisht FBK-ja ka krijuar edhe “Top 5” më të mirët e vitit, në kategorinë e meshkujve dhe femrave.Të meshkujt, vend në formacion kanë zënë basketbollisti i vitit Dardan Berisha, pranë Dardan Kapitit, Don Polloshkas, Mikaile Tmusic dhe Valon Bunjakut.Ndërsa, të femrat – formacioni u krijua nga Malvina Haziri, Agnesa Rrahmani, Aulona Muhadri, Enisa Kamerolli dhe Merisa Bilalli.KB Trepça përndryshe u shpall klubi më i mirë te meshkujt, kurse KB Bashkimi tek femrat./Telegrafi/

Read More

Të dhënat qeveritare britanike anë vjedhur në një sulm kibernetik, megjithëse zyrtarët besojnë se rreziku për individët është “i ulët”, sipas Ministrit të Tregtisë, Chris Bryant.Kuptohet që këto të dhëna kanë qenë në sisteme të operuara në emër të Ministrisë së Brendshme nga Ministria e Jashtme, stafi i së cilës zbuloi incidentin.Dhe dyshohet se një grup i lidhur me Kinën qëndron pas sulmit.Bryant tha se hetimet po vazhdojnë.”Ne mendojmë se është një rrezik mjaft i ulët që individët të jenë kompromentuar ose prekur”, shtoi ai.The Sun ka raportuar se incidenti ndodhi në tetor.Agjencitë e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar kanë…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj shtatë personave të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal”.“Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe…

Read More

Organizata AM Gaming befasisht ka vendosur ta dërgojë në rezervë edhe Genc “gxx” Kolgeci.“gxx” iu bashkua AM Gaming vetëm disa muaj më parë, duke iu ndihmuar të hynë në top 60 në botë pas disa paraqitje fantastike në disa turne, si Draculan.Sidoqoftë, njësoi siç vepruan me Ahmet “2high” Bahtijari, AM Gaming e ka larguar edhe “gxx”. Ata ftuan ekipet që kanë interes për “aëperin” të negociojnë për shërbimet e këtij të fundit.“Ndryshimet në skuadër. Ndërsa po planifikojmë ekipin tonë që katër javë, kemi arritur marrëveshje që “gxx” të shkojë në rezervë, ndërsa shikon mundësi të tjera”.“Gjatë kësaj periudhe, Genc ishte…

Read More

Ditëve të fundit, disa dronë kanë fluturuar mbi oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.Këta dronë kanë një simbolikë të veçantë, pasi shërbejnë për të shprehur përkrahjen dhe për t’u dhënë kurajë banorëve brenda shtëpisë.Së fundmi, një dron ka mbërritur për këngëtarin Labinot Rexha, me mbishkrimin “King Labi”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Përveç mbishkrimit, droni mbante edhe një foto të Labit me një kurorë mbi kokë. I entuziazmuar nga kjo surprizë, Labi doli në oborr për ta admiruar dronin që kishte ardhur posaçërisht për të. Në ato momente, edhe banorë…

Read More

Festat e Fundvitit po afrohen dhe Viva Fresh Store tashmë ka nisur kampanjën “Zbritjet para Vitit t’Ri, veeeç k’tu i ki”, duke sjellë oferta dhe zbritje të mëdha në gjithë gamën e gjerë të produkteve për çdo familje.Atmosfera festive tashmë është e pranishme në të gjitha pikat e Viva Fresh Store, ku mund të përfitoni nga oferta të ndryshme.Po, po! Ju presin zbritje të mëdha në produktet shtëpiake, enë për gatim, enë për servim, tekstil shtëpiak, zbritje edhe në produkte për ngrohje, veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, si edhe në shumë e shumë artikuj të tjerë. Zbritjet në Viva…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mbështetjen permanente cilën Gjermania dhe GIZ-i e ofrojnë në procesin e integrimit evropian të shtetit, me theks të veçantë në përforcimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë për Çështje Evropiane.”Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e mjeteve digjitale për menaxhimin më efikas me proceset reformuese dhe për avancimin e koordinimit dhe monitorimit të obligimeve të…

Read More