KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Davis pas njohjes: Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm

Davis pas njohjes: Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”.

Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

“Ky është, pa asnjë dyshim, një moment historik për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, tha Davis.

“Nuk ka dyshim se ky është fillimi i një marrëdhënie që ne do të synojmë ta forcojmë. Ka shumë fusha ku ne mund të zhvillojmë bashkëpunim, posaçërisht në një botë ku ka sfida gjeopolitike, të cilat në prekin që të gjithëve”, shtoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.