- Mal Retkoceri eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
- Misioni Artemis II i NASA-s niset për “vizitën e parë në Hënë në 50 vjet”
- Nëna e Selin i kërkon vajzës të largohet në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5
- Klubi i kushton vëmendje të veçantë Vedat Muriqit: Nga Mallorca deri në Prishtinë, rrugëtimi i Piratit
- Shtetësia e BE-së: Cilat vende po lëshojnë më shumë pasaporta për ‘shtetasit jo-BE’?
- Italia jashtë Kampionatit Botëror, por trajnerët italianë dominojnë në turne
- SHBA-të do të largohen nga Irani ‘shumë shpejt’ dhe do të kthehen nëse është e nevojshme – thotë Trump
- Zvicra synon të heqë dorë nga blerja e sistemit amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot për shkak të vonesave në dorëzim
Author: korrektpress
Arben Fetoshi, Drejtori i Institutit OCTOPUS, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ‘filmin’ “Harvest”, duke e cilësuar atë si pjesë të një strategjie të sofistikuar propagandistike të Serbisë.Fetoshi ka thënë se ky projekt përfaqëson atë që ai e quan “weaponisation of culture”, pra përdorimin e kulturës dhe artit si mjet për manipulimin e të vërtetës historike dhe ndikimin në opinionin ndërkombëtar.Ai thekson se përmes bashkëprodhimit me aktorë dhe producentë ndërkombëtarë, Serbia synon të legjitimojë narrativa të diskredituara, duke i lidhur ato me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Shqipërinë.Fetoshi vlerëson se trajtimi…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se zgjedhja e Presidentit të vendit është një proces tërësisht i brendshëm dhe nuk i takon Bashkimit Evropian të ndërhyjë.“Zgjedhja e presidentit apo presidentes suaj është zgjedhje juaj… e parlamentarëve tuaj, të cilët sipas Kushtetutës duhet të votojnë dhe të propozojnë kandidatë”, ka thënë Orav për një grup gazetarësh në Prishtinë. Orav: Masat ndaj Kosovës janë kapitull i mbyllur – BE gati për hapa të rinj Ai theksoi se mungesa e konsensusit politik nuk mund të zgjidhet nga faktori ndërkombëtar.“Nëse askush nuk propozon kandidat… nuk di çfarë të them, nuk…
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës tashmë i takojnë së kaluarës, duke theksuar se Brukseli është i gatshëm të angazhohet në fazë të re bashkëpunimi me institucionet e vendit.“Masat kanë mbetur prapa nesh tani dhe duhet të fillojmë të ecim përpara”, ka thënë Orav, duke shtuar se BE-ja është e gatshme të nisë programe dhe projekte të reja me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur. – YouTube www.youtube.com Ambasaadori Orav këto komente i ka bërë gjatë një takimi me një grup gazetarësh nga mediat në Kosovë. Ai ka…
Personat me sindromën Down përballen me sfida të shumta që nga lindja e tyre. Sipas Mevlude Thaçi nga shoqata Dua Ylberin, përfshirja e tyre në shoqëri mbetet një sfidë serioze, duke filluar që nga institucionet parashkollore e deri te mundësitë për punësim.“Gjithashtu, pranimi, përfshirja dhe punësimi i personave me sinromën down dhe këto janë pika shumë të rëndësishme që pothuajse të gjithë personat me sindromën down kanë sfida jashtëzakonisht të mëdha në pranimin në institucionet qoftë shtetërore apo private” , deklaroi Mevlude Thaçi, punonjëse sociale.Ajo thekson se situata është edhe më e vështirë në zonat rurale, ku mungojnë shërbimet bazë…
AC Milani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 3-2.Ishte Strahinja Pavlovic që shënoi një eurogol nga distanca për të zhbllokuar rezultatin (36’).Sidoqoftë, Torino u kundërpërgjigj përmes Giovanni Simeone, i cili shënoi pas topit të kthyer nga tentimi i parë (44’).Milani në pjesën e dytë ishte fantastik për të rikthyer epërsinë përmes Adrien Rabiot pas asistimit të Christian Pulisic (54’).Kurse, tre minuta më vonë Youssouf Fofana e vulosi fitoren pas bashkëpunimit me Athekame (56’).E tëra që bëri Torino ishte goli i…
Me zgjedhjet vendore të viti 2027 në prag, Edi Rama ka përmbysur sërish skemën e drejtuesve politikë në qarqe.Kryetari socialist i ka dhënë vëmendjen kryesore Tiranës, drejt së cilës zhvendosen nga Vlora dhe Kukësi, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi.Elisa Spiropali pas largimit nga qeveria, është larguar edhe nga drejtimi i qarkut, por ajo mbetet pjesë e skuadrës politike të kryeqytetit si e deleguar në një nga njësitë e Tiranës.Drejtimi politik i Tiranës është besuar Taulant Ballës i cili do të jetë gjithashtu përgjegjës për Diasporën: “Ne sot nisim një fushatë të mirëfilltë brenda Partisë Socialiste dhe për Partinë Socialiste, në…
Robert Mueller, drejtori i dytë më jetëgjatë i FBI-së në historinë e agjencisë, i cili më vonë shërbeu si këshilltar special që mbikëqyri hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, ka vdekur. Ai ishte 81 vjeç.Mueller shërbeu si drejtor i FBI-së nën ish-presidentët George W. Bush dhe Barack Obama.Ai u nominua për herë të parë në këtë post nga Bush në vitin 2001 dhe më pas u bë drejtori i dytë më jetëgjatë i FBI-së në histori.Mueller u konfirmua fillimisht me një votim të Senatit prej 98 votash pro dhe 0 kundër dhe e filloi punën e tij…
Studimi zbulon se dëshira për ëmbëlsira gjatë PMS-it nuk është dobësi, por rezultat i ndryshimeve hormonale që ndikojnë në tru dhe oreksShumë gra vërejnë se disa ditë para menstruacioneve, kur fillon sindroma premenstruale (PMS), mezi i rezistojnë çokollatës, ëmbëlsirave apo ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe ndiejnë uri të vazhdueshme. Një studim i ri nga Universiteti i Cambridge, i publikuar në revistën Journal of Nutritional Science, tregon se këto ndryshime kanë bazë të qartë biologjike dhe psikologjike. Çfarë është uria hedonike? Simptoma emocionale, fizike, njohëse dhe të sjelljes, si dhimbja, irritimi, ankthi dhe ndryshimet në oreks, shfaqen në fazën e…
Luciano Spalletti është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Juventusin, sipas ekspertit të transferimeve Niccolo Ceccarini.Pushimi i ardhshëm i kombëtareve pritet të shfrytëzohet nga klubi për të finalizuar planet strategjike, ku në agjendë janë si lëvizjet në merkato ashtu edhe e ardhmja e trajnerit.Një marrëveshje e përgjithshme tashmë është arritur me ish-trajnerin e Italisë për kohëzgjatjen e kontratës, e cila pritet të jetë dyvjeçare.Diskutimet e mbetura kanë të bëjnë me strukturën e marrëveshjes – nëse do të jetë kontratë e drejtpërdrejtë dyvjeçare apo një marrëveshje njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë.Këto detaje të fundit nuk vënë…
Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur më së miri për rolin e tij si Xander Harris në serialin e njohur “Buffy the Vampire Slayer”, vdiq në moshën 54 vjeç.Lajmi se aktori kishte ndërruar jetë u konfirmua në një deklaratë nga familja e tij të postuar në Instagram.”Me zemër të thyer ndajmë lajmin për vdekjen e vëllait dhe djalit tonë, Nicholas Brendon. Ai vdiq në gjumë nga shkaqe natyrore”, tha familja, duke shtuar se shumica e njerëzve e njohin atë për arritjet e tij në aktrim dhe personazhet që ai solli në jetë gjatë karrierës së tij.Gjithashtu u vu re se…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari