Author: korrektpress

Karim Benzema ka hyrë në radarin e Real Betisit, i cili po kërkon të përforcojë repartin ofensiv në këtë fazë të fundit të afatit kalimtar. Operacioni varet nga mundësia që sulmuesi 38-vjeçar të shkëputet nga Al-Hilal, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2027.Kjo mundësi është krijuar për shkak të situatës së Benzemas në Arabinë Saudite. Al-Hilal po shqyrton mundësinë për ta ndërprerë bashkëpunimin me francezin vetëm gjashtë muaj pasi e transferoi nga Al-Ittihad. Nëse kontrata e tij zgjidhet, Benzema do të mund të negociojë si lojtar i lirë me klubin e ardhshëm.Sipas Elgoldigital, Real Betisi po shqyrton…

Read More

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur stoli ari dhe para.Sipas Policisë, rasti është raportuar më 17 gusht, rreth orës 22:30. Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari i panjohur dhe i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tij dhe, duke e kërcënuar me armë, i ka marrë katër unaza ari, një zinxhir qafe me pllakë, një palë vathë, dy byzylykë dore dhe 20 euro para të gatshme.Pas grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.Policia ka bërë të ditur se…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin për vjedhje në një market te rreth i Çagllavicës.Rasti kishte ndodhur në qershor. “Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / 02.06.2026 – 16:23. Është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari m/k, pasi që muaj më parë kishte vjedhur gjësende ushqimore në një market”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Dy raste të posedimit të dyshuar të narkotikëve janë raportuar në Prizren gjatë ditës së djeshme, ku në të dyja rastet policia ka sekuestruar substanca narkotike dhe dëshmi të tjera.Në rastin e parë, më 17 gusht rreth orës 05:30, në rrugën “Gani Saramati”, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur 0.72 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 7.26 gramë marihuanë.Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe tri peshore elektronike, një detektor, një palë dylbi, dy gëzhoja, pesë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur.Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 14:55. “Prishtinë / 17.08.2026 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari m/k për arsye se i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur nga një shtëpi pronarët e së cilës jetojnë jashtë shtetit”, thuhet në raport.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Një dokumentar i ri i Prime Video ka zbuluar emocionet e forta që fshiheshin pas dy sezoneve të fundit të Pep Guardiolës te Manchester City, përfshirë një përplasje të tensionuar në dhomat e zhveshjes me Kyle Walker , e cila e la trajnerin katalanas duke luftuar me lotët.Përplasja, e cila shfaqet në serinë dokumentare me katër pjesë “A Beautiful Obsession”, nisi pas humbjes 2-0 ndaj Liverpoolit në dhjetor të vitit 2024.Walker u përball me Guardiolën, duke e akuzuar se e veçonte vazhdimisht në kritikat e tij.“Ti vazhdon ta përmendësh emrin tim, në çdo mbledhje… Kam reaguar ndaj dikujt tjetër, e…

Read More

Nga BDI thonë se ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore, ka rifilluar.”Në maj të vitit 2025, ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, doli në vendngjarje dhe tregoi publikisht se objekti po ndërtohej pa projekt dhe pa leje ndërtimi, vetëm një metër larg ndërtesës ekzistuese dhe përpara dritareve e ballkoneve të banorëve”.”Pas denoncimit publik, Prokuroria hapi procedurë hetimore ndaj investitorit. Sipas njoftimit të atëhershëm të Prokurorisë, bëhej fjalë për objekt banesor dhe afarist me gjashtë kate, të nisur pa leje në tokë shtetërore. U kërkua edhe ndalimi i…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të rajonit të Mitrovicës.Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Muhaxhirët”, “Aradha 142”, “Ukshin Kovaqica” dhe “Obiliqeva”, si dhe në fshatrat Shipol, Zhbarë e Kqiq dhe në lagjen “Kroi i Vitakut”.Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punimet do të zhvillohen në lagjen “Koloni” dhe në rrugët “Ferat Dragaj”, “Mojsine Kokollari” dhe “Shtjefën Gjeçovi”.KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.Konsumatorët janë…

Read More

Komediani britanik, Ricky Gervais, pas rreth 40 vitesh lidhje me partneren e tij Jane Fallon, ka deklaruar se mund të martohet vetëm për një arsye: për të shmangur taksën e trashëgimisë.Gervais, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 141 milionë funte, tha se taksat janë arsyeja e vetme që mund ta bindin të martohet me Fallon, e cila ka një pasuri të vlerësuar në rreth 1.3 milionë funte. Çifti ka jetuar së bashku për katër dekada, por prej kohësh ka vendosur të mos martohet dhe të mos ketë fëmijë. Ricky dhe JaneSipas ligjeve në Mbretërinë e Bashkuar, çiftet e pamartuara…

Read More

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje. Në…

Read More