Author: korrektpress

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën e lashtë malore të mbretit të fundit inkas. Megjithatë, 53 vjet më vonë, një tjetër eksplorues vërtetoi se ai kishte gabuar – dhe, pak kohë më pas, një ekip i BBC-së ndoqi gjurmët e tij.Nga: Fiona Macdonald / BBC Përkthimi: Telegrafi.com“Askush tani nuk e vë në dyshim se ky ishte vendi ku ndodhej Vilkabamba e lashtë”. Kështu shkroi studiuesi i Jejlit [Yale] i cili në vitin 1911 i solli rrënojat peruane të Maçu Piçus në vëmendjen e mbarë botës. Hiram Bingham III u angazhua nga…

Read More

Manchester City thuhet se po shqyrton një transferim të madh për mesfushorin e Liverpoolit, Alexis Mac Allister, këtë verë.Ekipi i Enzo Maresca ka bërë tashmë disa transferime duke nënshkruar me Elliot Anderson nga Nottingham Forest, Mathys Detourbet nga Troyes dhe Jeremy Monga nga Leicester City.Megjithatë, kjo nuk mjafton pasi trajneri dhe drejtuesit duan të përforcohen në mesfushë, aty ku u panë probleme të mëdha edhe në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Arsenalit, ku u mposhten 3-0. Man City gjen zëvendësuesin e Rodrit, katër emra në listën e Marescas Sipas mediumit The Guardian, City mund të bëjë një ofertë për…

Read More

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje. Në…

Read More

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte djegur materiale të ndryshme në oborrin e një shtëpie në fshatin Sojevë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe rrezik për përhapjen e zjarrit.Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 22:00, pas ankesave të qytetarëve për djegien e materialeve në një oborr në rrugën “Bau Beiden”.Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.Policia ka bërë të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, në bazë të Ligjit…

Read More

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me fotografinë nga takimi që ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe përfaqësues të komuniteteve.Çitaku e ka kritikuar ashpër këtë takim, duke e cilësuar fotografinë si pasqyrim të një pushteti që, sipas saj, po i mban institucionet e vendit peng për interesa politike.“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike,…

Read More

LSDM ka dalë me akuza ndaj Hristijan Mickoskit dhe Sasho Klekovskit pas organizimit të kinemasë në ambient të hapur në Draçevë, vend ku është shpallur epidemi pas përhapjes së Etheve të Nilit perëndimor.Nga LSDM thonë se edhe pas 35 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor, 3 të vdekurve dhe 6 rasteve në gjendje kritike në kujdes intensiv në komunën e Kisella Vodës, saktësisht në Draçevë, ku është shpallur epidemi – po organizojnë një kinema në ajër të hapur.”Amaterizëm dhe joprofesionalizëm i plotë në menaxhimin e epidemisë nga Mickoski dhe Klekovski. I njëjti model si me ujin në Gostivar:…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot një takim konsultativ me liderët e partive politike dhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë, ku është diskutuar çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit.Pas takimit, Haxhiu tha para mediave se qëllimi i konsultimeve ishte që partitë politike të kontribuojnë në gjetjen e një marrëveshjeje dhe të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.“Pas gjithë këtyre muajve s’kemi pse të hamendësojmë se çka sjell pjesa e marrëveshjes. Sot kam dëgjuar subjektet politike dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm thanë se duhet të kontribuojnë në zgjedhjen e…

Read More

Një rast i dyshuar i bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç është raportuar në Gjakovë.Sipas Policisë, më 17 gusht 2026, në stacionin policor është paraqitur një person i dyshuar, së bashku me një vajzë 16-vjeçare, me të cilën, sipas raportimit, ka qenë duke bashkëjetuar prej disa muajsh.Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet më tej nga njësitë e Hetimeve Rajonale.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet për stabilizimin e një rrëshqitjeje të dheut në rrugën rajonale R104, në segmentin Klinë–Gurrakoc.Basha, përmes një postimi në Facebook, tha se rrëshqitja kishte paraqitur rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, ndërsa procedurat për sanimin e saj, sipas tij, janë iniciuar menjëherë nga Ministria.“Mirëmëngjesi nga Krusheva e Vogël, ku sot përfundoi stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën tonë rajonale R104 Klinë–Gurrakoc”, ka shkruar Basha.Ai tha se punimet për rehabilitimin e këtij segmenti kanë përfunduar brenda dy muajve.“Kjo rrëshqitje e dheut shkaktoi rrezik për ngasësit dhe si…

Read More

Karim Benzema ka hyrë në radarin e Real Betisit, i cili po kërkon të përforcojë repartin ofensiv në këtë fazë të fundit të afatit kalimtar. Operacioni varet nga mundësia që sulmuesi 38-vjeçar të shkëputet nga Al-Hilal, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2027.Kjo mundësi është krijuar për shkak të situatës së Benzemas në Arabinë Saudite. Al-Hilal po shqyrton mundësinë për ta ndërprerë bashkëpunimin me francezin vetëm gjashtë muaj pasi e transferoi nga Al-Ittihad. Nëse kontrata e tij zgjidhet, Benzema do të mund të negociojë si lojtar i lirë me klubin e ardhshëm.Sipas Elgoldigital, Real Betisi po shqyrton…

Read More