Author: korrektpress

Gjatë muajit korrik, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 11 raste të reja me HIV/AIDS, sipas të dhënave nga njoftimi i fundit mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive.Nga rastet e reja të regjistruara, nëntë janë burra dhe dy janë gra, dhe janë persona të moshës 20 deri në 49 vjeç.Sipas të dhënave, nga viti 1987 deri në vitin 2026, në vend u regjistruan gjithsej 765 persona me HIV/AIDS.Nga këta, 141 persona vdiqën, 508 persona jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 116 persona janë të listuar si të humbur për ndjekje.Infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut u regjistruan gjithashtu në…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë goditi brigjet e shtetit jugor Chiapas të Meksikës të hënën vonë me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton Anadolu. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktimaTërmeti ndodhi në orën 23:02 me orën lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC.Epiqendra e tij ishte rreth 122 km në jugperëndim të Tapachula, një qytet me rreth 202.000 njerëz dhe 106 km në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate.Deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima./AA/.

Read More

Me përfundimin e javës së parë të sezonit në Superligën e Turqisë, tashmë është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës.Faqja e specalizuar për statistika Sofascore, ka bërë të ditur 11-shen më të mirë të raundit të parë në kampionatin turk.Aty bën pjesë edhe qendërmbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova, i cili pati një debutim tejet të mirë me skuadrën e Amedsporit.Amedspor triumfoi në shtëpi me rezultat 3-0 ndaj Erzurumsporit, me Dellovën që ishte njëri ndër lojtarët kryesor të takimit.27-vjeçari u vlerësua me notën 8.2 falë asistimit te goli i parë ndaj Erzurumspor, teksa ishte një mur i pakalueshëm në mbrojtje.Dellova…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se i është bashkuar qytetarëve dhe ka nënshkruar peticionin që kërkon përgjegjësi penale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Rama, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Kurtit, duke e kritikuar për mënyrën e qeverisjes dhe raportin me institucionet e drejtësisë.Sipas Ramës, Kurti “ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, “ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës” dhe “ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale”.“Këto nuk janë vetëm shkelje. Janë rrezik për demokracinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Rama.Ai ka thënë se për këtë arsye ka nënshkruar peticionin që,…

Read More

Sipas indeksit meteorologjik të zjarreve, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret (ngjyra portokalli). Përjashtim bëjnë Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks meteorologjik mesatar i rrezikut nga zjarret (ngjyra e verdhë), kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel…

Read More

Për shumë artistë shqiptarë të diasporës, rruga drejt muzikës ka nisur në gjuhën e vendit ku janë rritur. Anglishtja, gjermanishtja apo gjuhë të tjera kanë qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, ndërsa shqipja ka mbetur më shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët.Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë prej tyre po zgjedhin të publikojnë këngë në shqip. Foto ilustruese Dhe pas kësaj zgjedhjeje nuk fshihet gjithmonë vetëm një arsye.Rikthim te rrënjëtPër disa artistë, të kënduarit në shqip është para së gjithash një çështje emocionale. Gjuha e prindërve, kujtimet e fëmijërisë dhe lidhja me vendin e origjinës bëhen pjesë…

Read More

Në vitin 1911, një profesor amerikan pretendoi se thellë në Andet peruane kishte zbuluar fortesën e lashtë malore të mbretit të fundit inkas. Megjithatë, 53 vjet më vonë, një tjetër eksplorues vërtetoi se ai kishte gabuar – dhe, pak kohë më pas, një ekip i BBC-së ndoqi gjurmët e tij.Nga: Fiona Macdonald / BBC Përkthimi: Telegrafi.com“Askush tani nuk e vë në dyshim se ky ishte vendi ku ndodhej Vilkabamba e lashtë”. Kështu shkroi studiuesi i Jejlit [Yale] i cili në vitin 1911 i solli rrënojat peruane të Maçu Piçus në vëmendjen e mbarë botës. Hiram Bingham III u angazhua nga…

Read More

Manchester City thuhet se po shqyrton një transferim të madh për mesfushorin e Liverpoolit, Alexis Mac Allister, këtë verë.Ekipi i Enzo Maresca ka bërë tashmë disa transferime duke nënshkruar me Elliot Anderson nga Nottingham Forest, Mathys Detourbet nga Troyes dhe Jeremy Monga nga Leicester City.Megjithatë, kjo nuk mjafton pasi trajneri dhe drejtuesit duan të përforcohen në mesfushë, aty ku u panë probleme të mëdha edhe në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Arsenalit, ku u mposhten 3-0. Man City gjen zëvendësuesin e Rodrit, katër emra në listën e Marescas Sipas mediumit The Guardian, City mund të bëjë një ofertë për…

Read More

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje. Në…

Read More

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte djegur materiale të ndryshme në oborrin e një shtëpie në fshatin Sojevë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe rrezik për përhapjen e zjarrit.Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 22:00, pas ankesave të qytetarëve për djegien e materialeve në një oborr në rrugën “Bau Beiden”.Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.Policia ka bërë të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, në bazë të Ligjit…

Read More