Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, të cilëve u ka shprehur mbështetje për organizimin e Marshit “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.Gjatë takimit, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Rama për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë marsh.Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka vlerësuar lart mbështetjen institucionale që po merr marshi nëpër Kosovë, duke theksuar se ajo dëshmon karakterin qytetar…

Read More

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar.Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, katër (4) të pandehur, në cilësinë e komisionerëve, dyshohen për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një (1) i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Gjatë ditës, nga ora 14:00 deri në ora 16:00, janë mbajtur dhe përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca…

Read More

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka shpjeguar arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalunas nuk rezultoi i suksesshëm.Sipas tij, nga aspekti i cilësisë nuk është bërë ndonjë gabim, pasi ideja e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin. Megjithatë, rrethanat e transferimit ndikuan negativisht në përshtatjen e sulmuesit brazilian.“Nga pikëpamja e cilësisë, nuk mendoj se kemi bërë një gabim. Plani ynë ishte të nënshkruanim me një pasardhës të ardhshëm të Robert Lewandowskit. Vitor Roque ishte zgjedhja perfekte, por u detyruam ta sillnim në janar, shumë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht”. “Ai u transferua në…

Read More

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në disa komuna në veriun e Kosovës, në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë.Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situacionale dhe kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e…

Read More

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i parë i Kolegjiumit të Prokurorëve Special për këtë vit, ku është bërë vlerësimi i punës së Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2025 dhe janë përcaktuar prioritetet për vitin 2026.Sipas njoftimit thuhet se në takim është theksuar se gjatë vitit 2026 fokusi kryesor do të jetë rritja e efikasitetit në hetime, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.“Kryeprokurori Isufaj vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe kërkoi përkushtim edhe më të madh në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të performancës dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin…

Read More

Maqedonia mori 8.2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus në vitin 2026 për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.”Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civileme partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.Mundësitë për rrjetëzim, fushat prioritare, procedura për përgatitjen e projekteve dhe afatet për aplikim u…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është intervistuar në lidhje me një rast që është në trajtim nga prokuroria.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta. Vitia pranon që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, nuk jep detaje Sipas tij, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione.“Arben Vitia, me autorizim të Prokurorisë Speciale është intervistuar lidhur me një rast që kjo prokurori e ka në trajtim. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë…

Read More

Kur bëhet fjalë për dashurinë, të gjithë kemi mangësi – a e dini cila është e juaja, sipas horoskopit?Në kërkim të lidhjes ideale shpesh harrojmë se askush nuk është i përsosur, as ne. Astrologjia thotë se çdo shenjë mbart virtytet e saj, por edhe dobësitë që në dashuri dalin lehtë në sipërfaqe. Të njohësh tiparin tënd “toksik” nuk është shenjë dobësie, por hapi i parë drejt një marrëdhënieje më të shëndetshme dhe më të lumtur.DashiVirtyti më i madh i Dashit, pasioni, shpesh është edhe mangësia e tij më e madhe. Natyra e zjarrtë dhe padurimi rrëshqasin lehtë në impulsivitet dhe…

Read More

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri Burim Shala, kryeshef i kompanisë së pastrimit “Ekoregjioni”, në Prizren.Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, Betimi për Drejtësi raporton…

Read More

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt. Bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska, ka lënë të kuptohet se ky sezon mund të jetë i fundit i sulmuesit polak me fanellën blaugrana, edhe pse vetë lojtari ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.Me 12 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje zyrtare këtë sezon, Lewandowski vazhdon të jetë një lojtar i vlefshëm për Barcelonën. Pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare, ai ruan një formë fizike të shkëlqyer dhe instinktin e tij karakteristik për golin.Megjithatë, vazhdimësia e tij në “Camp Nou” duket e…

Read More