KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E papritur, Kepa Arrizabalaga pritet të startojë për Arsenalin ndaj Man Cityt?

E papritur, Kepa Arrizabalaga pritet të startojë për Arsenalin ndaj Man Cityt?

Mario Cortegana i The Athletic raporton se Kepa Arrizabalaga do të startojë në portë për Arsenalin në finalen e së dielës në Carabao Cup kundër Manchester Cityt në Wembley.

Kepa ka qenë zgjedhja e parë në këtë kompeticion gjatë gjithë sezonit, duke luajtur çdo ndeshje, përfshirë edhe fitoren me penallti ndaj Crystal Palace në çerekfinale.

Pavarësisht se David Raya është portieri numër një në Ligën Premier – ku ka zhvilluar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm – Mikel Arteta i ka qëndruar besnik Kepas në ndeshjet e kupave vendore.

Ky vendim shihet si shpërblim për besnikërinë dhe vazhdimësinë, me Kepan që ka treguar siguri në ndeshjet me eliminim direkt.

Forma e nivelit botëror e Rayas në kampionat ka marrë vlerësime të shumta, por Arteta duket i vendosur të mbajë në portë të njëjtin gardian që e çoi Arsenalin deri në finale.

Kujtojmë, përballja mes Arsenalit dhe Cityt do të fillojë nga ora 17:30./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.