KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia konfiskon armatim dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia konfiskon armatim dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia ka zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026 rreth orës 11:55 në fshatin Varagë, në komunën e Zubin Potokut, ku gjatë patrullimit dhe kontrollit zyrtarët policorë kanë hasur në armatim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, si dhe dy uniforma të kamufluara dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e armatimit të gjetur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.