Author: korrektpress

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosveprim përballë rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike, duke thënë se “Kosova po fle”.Në një reagim në Facebook, Tahiri theksoi se vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian po ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Kosova, sipas tij, mbetet pas.“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, Kosova pse po fle? Qeveria duhet urgjentisht të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjendja është alarmante”, ka shkruar ai.Tahiri përmendi shembuj nga rajoni dhe Evropa, duke theksuar…

Read More

Udhëtarët që frekuentojnë linjën Kosovë – Austri do të përballen me çmime të reja të biletave, si pasojë e rritjes së kostove të operimit.Sipas një njoftimi zyrtar nga operatorët ekonomikë që veprojnë në këtë linjë, vendimi për përditësimin e çmimeve vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të karburanteve dhe situatës aktuale ekonomike.Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 23 mars 2026 dhe do të aplikohen nga të gjithë operatorët që operojnë në këtë itinerar ndërkombëtar.Operatorët kanë kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët, duke theksuar se mbeten të përkushtuar për të ofruar shërbime të sigurta, cilësore dhe komode gjatë…

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind jo vetëm që është e vonuar, por nuk do të ketë asnjë efekt.Sipas tij, për shkak të vonesës së masave, qytetarët deri tani kanë paguar 4,5 milionë euro për shkak të çmimeve më të larta të derivateve. Filipçe pretendon se nesër do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli.“Qytetarët nuk do të shohin gjatë ditës së nesërme, javën e ardhshme, periudhën e ardhshme, një ulje reale të çmimeve të karburanteve që do t’i paguajnë në pikat e karburantit, por karburanti pritet…

Read More

Mbi 1400 forca policore janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita në orën 18:00.Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria , por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është…

Read More

Qelqet që mund t`i gjejnë qytetarët në rrethin e Gjakovës, mund t`i dërgojnë në deponinë e grumbullimit të qelqit në fshatin Qerim. Deri më tash, bashkëpunimi me qytetarë për qelqet, sipas ambientalistit Dukagjin Berisha, është i mirë por gjithashtu edhe me bizneset.Deponia e grumbullimit të qelqit në Qerim të Gjakovës, krahas përfitimeve ekonomike, po mundëson edhe ruajtjen e një ambienti sa më të pastër në këtë lokalitet. Ambientalisti Dukagjin Berisha, pronar i kësaj qendre, thotë se bashkëpunimi i mirë me qytetarë, por edhe me biznese që operojnë në këtë komunë dhe komunat e tjera përreth ka rezultuar mjaft i suksesshëm…

Read More

Ardit Çuni ka vendosur të ndajë së fundmi një rrëfim të rrallë dhe mjaft personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij personale.I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai tregoi hapur për momentin kur zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja. Sipas tij, përballja me këtë realitet ishte tepër e rëndë, madje e cilësoi si ‘gjënë më të tmerrshme që mund të përjetohet brenda një çifti’. Foto: YouTubeEdhe pse lidhja mori fund, këngëtari pranoi se ndjenjat për të nuk janë zhdukur plotësisht. Megjithatë, e bëri të qartë se rikthimi ishte i pamundur, duke theksuar se kur besimi…

Read More

Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se mund të sulmojë impiantet e desalinizimit dhe infrastrukturën tjetër kritike në Lindjen e Mesme nëse SHBA-të, do të kryenin sulmet e tyre në impiantet e energjisë të Teheranit.Donald Trump i dha Iranit 48 orë mbrëmë për t’u rihapur në Ngushticën e Hormuzit – duke thënë se SHBA-të do të “shkatërronin” impiantet e energjisë iraniane nëse nuk do të zbatonte.Kjo shkaktoi kërcënime hakmarrëse nga Teherani kundër energjisë, naftës dhe impiantet e tjera të “infrastrukturës kritike” në të gjithë Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.Këto mund të përfshijnë impiantet e desalinizimit.Çfarë janë ato?Impiantet, të cilat e shndërrojnë…

Read More

Në botën e futbollit thuhet shpesh se ekzistojnë dy lloje trajnerësh: ata që janë shkarkuar dhe ata që do të shkarkohen. Por rasti i Jomo Sono është krejt ndryshe.70-vjeçari nga Afrika e Jugut konsiderohet trajneri me shërbimin më të gjatë në botë, pasi ka qëndruar për plot 32 vite në krye të Jomo Cosmos – dhe nuk ka asnjë shenjë se do të largohet së shpejti. Arsyeja është e thjeshtë: ai është njëkohësisht trajner, president dhe pronar i klubit.Nga varfëria në legjendë të futbollit I lindur si Ephraim Matsiele Sono në Orlando East, ai u përball me një fëmijëri shumë…

Read More

Një tentativë për futje të substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues.Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga një vizitor, është zbuluar një sasi e dyshuar narkotike e kamufluar me kujdes në qese najloni, me peshë rreth 43 gramë.Pas zbulimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave deri në ardhjen e autoriteteve. Rasti i është dorëzuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë në posedim substancën dhe ka nisur procedurat ligjore përkatëse.Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës…

Read More

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj – Klinë pasditen e sotme i ka lënë të lënduar gjashtë persona.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Telegrafin se në aksident u përfshinë dy automjete.“Sot, rreth orës 15:00,në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ai.Zahiti tha se “të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”.Ai tha se ” njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e…

Read More