Author: korrektpress

Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, përmes një postimi në Facebook.“Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor”, ka shkruar Pacolli-Dalipi. Pas Ujmanit edhe në Radoniq po rrënohen ndërtimet pa leje Ajo ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me aksione të ngjashme për mbrojtjen e pronës publike dhe hapësirave natyrore.“Do të vazhdojmë me aksione të tilla…

Read More

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), së bashku me Balkan Free Media Initiative dhe ARTICLE 19 Europe, kanë ngritur shqetësime për shitjen e propozuar të Adria News Network (ANN) te Alpac Capital/European Future Media Investment, shkruan Telegrafi.Organizatat u kanë bërë thirrje institucioneve evropiane dhe autoriteteve rregullatore që transaksioni të shqyrtohet urgjentisht, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në pluralizmin mediatik, pavarësinë editoriale dhe transparencën e pronësisë së mediave.Sipas EFJ-së, shqetësimet lidhen edhe me burimet e financimit të Alpac Capital dhe me blerjen e mëhershme të Euronews. Organizata kërkon transparencë të plotë për pronarët përfundimtarë dhe financimin e ofertës për ANN.EFJ…

Read More

Dogana e Kosovës informon udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë.Dogana në një njoftim u ka rekomanduar qytetarëve të informohen para udhëtimit. Lexoni të plotë postimin e Doganës:Sipas këtyre kufijve, udhëtari mund të përfitojë nga lirimi për:• 200 cigare, ose• 100 cigarillos, me peshë jo më shumë se 3 gramë secila, ose• 50 puro, ose• 50 gramë duhan për tymosje, ose• Një përzierje proporcionale të këtyre produkteve të ndryshme.Këto kufij zbatohen për mallrat e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi.Informohuni përpara…

Read More

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka qëndruar sot në zonën e Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, ku Inspektorati Mjedisor ka nisur aksionin për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.Aksioni ishte paralajmëruar nga Pacolli mëngjesin e sotëm, e cila kishte bërë të ditur se do të udhëtonte drejt Gjakovës për ta përcjellë nga afër ndërhyrjen e institucioneve.“Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!”, kishte shkruar Pacolli, raporton Telegrafi.Ajo kishte theksuar se qëllimi i aksionit është lirimi i pronave publike nga uzurpimet dhe rikthimi i ligjshmërisë. Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot në konferencë për shtyp njoftoi se deri më 18 gusht, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar gjithsej 38 raste të etheve të Nilit Perëndimor – 36 të konfirmuara dhe dy të mundshme, nga të cilat 37 në rajonin e Shkupit dhe një nga Velesi.Ai gjithashtu tha se janë regjistruar katër raste të vdekjes me formën neuroinvazive të sëmundjes. Bëhet fjalë për persona meshkuj të moshës 62 deri në 83 vjeç nga Shkupi, të cilët ishin të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Sëmundje të…

Read More

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) i ka dërguar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) një kërkesë urgjente për qasje në dokumentacion dhe sqarim të bazës ligjore të masave të ndërmarra ndaj produkteve që përmbajnë yndyrë bimore, vaj palme dhe qumësht pluhur.Sipas një njoftimi thuhet se në shkresë, SHIQK thotë se i mbështet kontrollet për sigurinë ushqimore, deklarimin e saktë të përbërjes dhe mbrojtjen e konsumatorit, por kërkon që çdo kufizim i aktivitetit ekonomik, ndalim i prodhimit apo tërheqje e produkteve nga tregu të ketë bazë të qartë ligjore, të mbështetet në analiza dhe të jetë proporcional.Shoqata kërkon…

Read More

Gjermania ka emëruar së fundi diplomaten e njohur Anke Holstein si ambasadore të re në Serbi. Këtë javë ajo i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i Serbisë. Holstein ka një karrierë të gjatë si diplomate në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, ndërsa mes gjashtë gjuhëve të huaja që flet rrjedhshëm përfshihet edhe gjuha shqipe.Lidhja e Anke Holstein me Ballkanin Perëndimor është e hershme dhe e konsoliduar. Pas angazhimeve të para në shërbimin diplomatik në Bonn dhe Bruksel gjatë viteve ’90, ajo shërbeu në Sarajevë nga viti 1998 deri më 2001. Më vonë, ajo ishte ambasadore në Slloveni dhe zëvendësambasadore në…

Read More

Nga 24 gushti, të gjitha tekstet shkollore do të jenë në dispozicion për blerje fizikisht në pikat e Librarisë Dukagjini. Tekstet shkollore nuk do të shiten online, ndaj prindërit dhe nxënësit mund t’i sigurojnë ato duke vizituar njërën nga libraritë.Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini ka bërë të ditura pikat ku do të mund të gjenden tekstet shkollore, si dhe oraret e punës për secilin lokacion.Pikat ku mund t’i gjeni të gjitha tekstet shkollore janë:1. Libraria qendër, pranë Sheshit “Nënë Tereza”E hënë – e premte: 09:00-20:00E shtunë – e diel: 10:00-19:002. Libraria në Pejë, përballë…

Read More

I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, këngëtari Blero u përfshi në një sfidë ku duhej të bënte një prank ndaj bashkëshortes së tij, Eronitës.Gjatë një telefonate, ai i tregoi asaj se kishte marrë një ofertë për t’iu bashkuar kastit të Big Brother VIP Albania 6, por tha se ishte në dilemë nëse duhej ta pranonte. Për këtë arsye, Blero vendosi t’i kërkonte mendimin e bashkëshortes. Foto: YouTubeEronita, pa e ditur se gjithçka ishte pjesë e një sfide, reagoi menjëherë duke i thënë: “Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet”.Blero vazhdoi ta mbante seriozitetin…

Read More

Ndërprerja e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës.Mungesa e energjisë ka shkaktuar probleme në funksionimin normal të portit, duke sjellë vonesa dhe bllokimin e përkohshëm të procedurave të imbarkimit.Pasagjerët dhe automjetet kanë mbetur në pritje, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës.

Read More