KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Në Amerikë po shkojmë”, Edona Llalloshi i kushton këngë Kosovës në ditën e ndeshjes historike

“Në Amerikë po shkojmë”, Edona Llalloshi i kushton këngë Kosovës në ditën e ndeshjes historike

Këngëtarja dhe deputetja e njohur shqiptare Edona Llalloshi ka publikuar një këngë të re në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, duke i dhënë një atmosferë edhe më emocionale përballjes së sontme.

Artistja ka ardhur me një projekt të ri muzikor me vargje dedikuar dardanëve, të titulluar “Zemra e Dardanisë”.

Kënga synon të motivojë tifozët dhe lojtarët para sfidës së rëndësishme, duke përcjellë mesazhe krenarie dhe mbështetjeje për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ndeshja e madhe zhvillohet sonte (e martë) me fillim nga ora 20:45, ndërsa e gjithë Shqiptaria po pret me emocione rezultatin, duke shpresuar në një fitore të Kosovës, e cila do ta çonte drejt Kampionatit Botëror.

Publikimi i këngës nga Edona Llalloshi është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë parë si një tjetër mënyrë për të ngritur moralin dhe për të bashkuar tifozët në mbështetje të ekipit kombëtar në këtë përballje historike. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.