Author: korrektpress

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha tha se ata i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ata me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë. “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.Në 29-vjetorin e rënies, nderuam heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Zahiri, Edmondi e Hakifi, me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë ne në rrugën e mëtejme…

Read More

Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, trajtoi temën e bllokadave nga transportuesit që kanë qenë aktuale ditët e fundit, për të cilat theksoi se është i kënaqur që BE-ja përshpejtoi procedurën dhe publikoi dokumentin më herët se sa ishte planifikuar.Ai shtoi se pas takimit në Bruksel, do të pasojë një takim i përbashkët për të shqyrtuar propozimet, dhe qëllimi është të ofrohen zgjidhjet më të mira për transportuesit, të cilët janë një motor kyç i ekonomisë maqedonase.”Është një dokument prej 19 faqesh, i cili mbulon plotësisht rregullat e reja të zonës Shengen dhe aty ka një fjalë kyçe, pikërisht…

Read More

Dokumentari “Melania” ka mbërritur në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën. Filmi gati dy-orësh ofron një vështrim prapa skenave të jetës së zonjës së parë gjatë 20 ditëve para se ajo të merrte përsëri rolin vitin e kaluar.”Melania” hapet me një pamje nga afër të takave karakteristike të Zonjës së Parë Melania Trump, ndërsa ajo ecën në korridoret e Mar-a-Lago, shtëpisë së saj në Palm Beach, në fillim të janarit 2025. Kamera e ndjek atë ndërsa hipën në një SUV të errët për udhëtimin e shkurtër drejt aeroportit dhe më pas në aeroplanin e bashkëshortit të saj,…

Read More

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Meliq të Hanit të Elezit një mur mbrojtës është shembur duke rënë mbi një veturë, në të cilën ishte drejtuesi i automjetit. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca. Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shpëton shoferi “Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë…

Read More

Albert Riera do të jetë trajneri i ri i Eintracht Frankfurtit. Të dielën e ardhshme, spanjolli 43-vjeçar do të ulet në stol për herë të fundit si trajner i Celjes dhe do të marr pastaj drejtimin e klubit gjerman nga dita e hënë.Riera ka nënshkruar kontratë me Frankfurtin deri në qershor të vitit 2028.Por pse largimi i Rierës nga Celje është në fakt një lajm shumë i mirë për kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën?Tashmë siç dihet, Drita do ta ketë përballë Celjen në kuadër të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.Celje aktualisht udhëheq tabelën me 43 pikë në elitën…

Read More

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është ndarë procesi i votimit për shpalljen e rezultateve zgjedhore, pasi anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se nuk do të votojnë për Listën serbe, ndërsa anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se do të abstenojë.Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, para hedhjes në votim të shpalljes së rezultateve, deklaroi se do të votojë kundër Listës serbe dhe kandidatëve të saj individualisht.Pas këtyre deklarimeve, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se duhet të ndahet votimi për Listën Serbe dhe për Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), për të cilën ishte paraqitur ankesë se…

Read More

Kjo është një video e një roboti tokësor ukrainas që shfaqet duke shpëtuar një tjetër robot ukrainas tokësor, i cili ishte dëmtuar gjatë përleshjeve në vijat e frontit kundër Ushtrisë Ruse. Veprimi i këtij roboti tregon jo vetëm teknologjinë e avancuar ushtarake të Ukrainës, por edhe përkushtimin e vendit për të mos lënë pas asnjë mjet apo pajisje të tyre, madje edhe në kushtet më të rrezikshme të betejës.Në fushën e betejës, Ukraina tregon qartë se nuk lë asnjë robot pas, duke kombinuar guximin dhe inovacionin teknologjik për të mbrojtur asetet dhe për të mbështetur forcat e saj në front.…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 për Kuvendin e Kosovës.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka treguar se nga sa ulëse kanë fituar partitë politike në Kuvendin e Kosovës.“LVV me 57 ulëse të fituara në Kuvendin e Kosovës, PDK 22 ulëse, LDK 15 ulëse, AAK 6 ulëse, Lista serbe 9 ulëse, KDTP ka dy ulëse…”, ka thënë Radoniqi. Në diskutim u përfshi edhe Sami Kurteshi për çështjen e KTDP-së. Ai tha se zgjedhja e dy kandidatëve për deputet nga KTDP-ja është e jashtëligjshme dhe nuk do ta…

Read More

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, duke u ngjitur në skenë në Federatën Ruse. Kjo paraqitje nuk u konsiderua vetëm si një performancë muzikore e nivelit të lartë, por edhe si një akt domethënës i promovimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.Pas performancës, Lahaj ka ndarë një deklaratë emocionale, ku ka theksuar se promovimi i vlerave kulturore shqiptare ka qenë gjithmonë pjesë thelbësore e misionit të tij profesional. Ai ka bërë të ditur se përmes muzikës dhe zërit të tij, kënga…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës sot, më 31 janar do të mbajë Kuvendin e partisë, ku pritet të vendoset rreth udhëheqjes së partisë. Pas rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK-ja siguroi vetëm 15 vende në Kuvend, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka thënë se të ofrojë dorëheqjen në Kuvend dhe pastaj u mbetet kuvendarëve të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo.Ndryshe, sot 355 delegatët e LDK-së do të mblidhen sot për të diskutuar për ofrimin e dorëheqjes së kryetarit, Lumir Abdixhiku. Kuvendi nis në orën 12:00. Kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku pak ditë para Kuvendit…

Read More