- Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
- Shembja e një akullnaje në Nepal shkaktoi një valë gjigante përmbytjeje
- Formacionet zyrtare, Inter Escaldes – Drita: Gjilanasit duan sërish fazën e ligës në Ligën e Konferencës
- Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
- “Emily in Paris” shkon në Greqi në sezonin e fundit, mësohet data kur do të mbërrijë në Netflix
- ASHMAA reagon ndaj AMM-së dhe RTM-së: Nëse kanë prova për veprime të paligjshme programore, le t’i paraqesin tek institucionet kompetente
- Donjeta Sadiku me krenari merr medaljen, Serbia humbëse bojkoton ceremoninë e medaljeve
- Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pasi janë rrahur mes vete.Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të mërkurën në ora 16:53. “Janë arrestuar dy të dyshuar M/K pasi që, janë rrahur mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Këtë mëngjes në RMV ka pesë zjarre aktive, përkatësisht në Mariovë (fshati Çanishtë, një degë drejt Crna Reka dhe një degë drejt fshatit Orle), në komunat Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë.Zjarri në deponinë në Komunën e Delçevës është vënë nën kontroll ndërsa janë shuar 31 zjarre.Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit (19/20.08.2026) deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll dhe 31 zjarre janë shuar.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.IHK njofton se vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9–13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/
Jose Mourinho ka lavdëruar në superlativë Arda Gulerin, duke pranuar publikisht admirimin e madh që ka për mesfushorin e ri të Real Madridit.Trajneri portugez foli për talentin turk gjatë një interviste në emisionin e njohur spanjoll “El Chiringuito”, ku zbuloi se është “i dashuruar” me mënyrën se si luan 21-vjeçari.“Jam i dashuruar me Arda Gulerin si lojtar”.Trajneri i Real Madridit beson se zhvillimi i Gulerit në fushë do të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me atë të një prej legjendave më të mëdha të klubit, Luka Modric.“Mendoj se me të do të ndodhë e njëjta gjë si me Luka Modricin.…
Simptomat e alergjisë që përkeqësohen gjatë natës janë të zakonshme dhe shkaqet shpesh qëndrojnë në dhomën e gjumit. Përveç alergjenëve në mjedis, shtrirja mund të përkeqësojë edhe bllokimin e hundës dhe simptoma të tjera, shkruan Health. Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në zakone dhe mjedis mund të lehtësojnë ndjeshëm reagimet dhe të përmirësojnë cilësinë e gjumit.Pluhuri dhe myku në dhomën e gjumitAlergjitë e natës shpesh janë rezultat i alergjenëve të brendshëm, kryesisht pluhurit dhe mykut. “Shumë njerëz janë alergjikë ndaj gjërave që ndodhen në dhomat e tyre të gjumit”, tha për Health Dr. Purvi Parikh, një alergologe dhe imunologe në…
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, më 22 gusht, do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në kryeqytet.Sipas njoftimit, testimi do të nisë në ora 12:15 dhe alarmi do të aktivizohet dy herë nga 30 sekonda, me zë të njëtrajtshëm.“Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen gjatë aktivizimit të alarmit, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik.“Ju lutemi, mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet…
Më shumë se 3.3 ton kokainë janë sekuestruar në një operacion të përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe portugeze në rajonin e Costa del Sol dhe në Portugali. Tre persona u arrestuan në operacion, dy në Spanjë dhe një në Portugali, të cilët autoritetet thonë se janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.Operacioni u zhvillua me autoritetet e të dy vendeve që punuan së bashku për të shkatërruar rrjetin, i cili dyshohet se transportonte sasi të mëdha kokaine midis dy vendeve.Të arrestuarit përballen me akuza që përfshijnë pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafik droge, posedim të paligjshëm të…
Në Taranto të Italisë mbahet sot Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, një takim me rëndësi të veçantë edhe për Kosovën, e cila po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.Në këtë asamble, ku pritet të zgjidhet presidenti i ri për mandatin e ardhshëm, Kosova do të jetë pjesë aktive e diskutimeve për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare. Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, pritet të raportojë për punën dhe përgatitjet që po bëhen në drejtim të organizimit të “Prishtina 2030”.Raportimi i Gashanit para përfaqësuesve të komiteteve olimpike dhe drejtuesve të ICMG-së,…
Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, ku raportohet se do të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë. Sipas Page Six, edhe fëmijët e tyre, princi Archie dhe princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.Një burim i ka thënë Page Six se Pallati Mbretëror është në dijeni të planeve të çiftit dhe se mbreti Charles III ishte informuar të dielën për rikthimin e dukës dhe dukeshës së Sussex-it.Një tjetër burim pretendon se pikërisht Charles është një nga arsyet kryesore pas këtij rikthimi.Mbreti 77-vjeçar thuhet se është i lumtur…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është përfunduar rregullimi i ndriçimit publik përgjatë shëtitores së Liqenit Akumulues në Mitrovicë.Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e komunës.Punimet po realizohen nga kompania përgjegjëse, e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa synohet që rrjeti ekzistues i ndriçimit të jetë funksional dhe të intervenohet në mënyrë të shpejtë në rast të defekteve.Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka njoftuar se ndërhyrjet do të vazhdojnë aty ku ka nevojë,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari