- Nga pushimi i drekës te 1.7 milionë dollarë, gruaja nga Virginia nuk u beson syve
- Albin Kurti me urim për Donjeta Sadikun: Një fitore e madhe për sportin e Kosovës
- Brian Austin Green zbulon detajet e një sëmundjeje të rëndë: Më është dashur të mësoj të ecë dhe të flas përsëri
- Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
- Ministria ndryshoi çmimet, “Dukagjini” do t’ua kthejë diferencën prindërve që blenë tekstet më shtrenjtë
- Shembja e një akullnaje në Nepal shkaktoi një valë gjigante përmbytjeje
- Formacionet zyrtare, Inter Escaldes – Drita: Gjilanasit duan sërish fazën e ligës në Ligën e Konferencës
- Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
Author: korrektpress
Më shumë se 3.3 ton kokainë janë sekuestruar në një operacion të përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe portugeze në rajonin e Costa del Sol dhe në Portugali. Tre persona u arrestuan në operacion, dy në Spanjë dhe një në Portugali, të cilët autoritetet thonë se janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.Operacioni u zhvillua me autoritetet e të dy vendeve që punuan së bashku për të shkatërruar rrjetin, i cili dyshohet se transportonte sasi të mëdha kokaine midis dy vendeve.Të arrestuarit përballen me akuza që përfshijnë pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafik droge, posedim të paligjshëm të…
Në Taranto të Italisë mbahet sot Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, një takim me rëndësi të veçantë edhe për Kosovën, e cila po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.Në këtë asamble, ku pritet të zgjidhet presidenti i ri për mandatin e ardhshëm, Kosova do të jetë pjesë aktive e diskutimeve për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare. Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, pritet të raportojë për punën dhe përgatitjet që po bëhen në drejtim të organizimit të “Prishtina 2030”.Raportimi i Gashanit para përfaqësuesve të komiteteve olimpike dhe drejtuesve të ICMG-së,…
Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji, ku raportohet se do të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë. Sipas Page Six, edhe fëmijët e tyre, princi Archie dhe princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.Një burim i ka thënë Page Six se Pallati Mbretëror është në dijeni të planeve të çiftit dhe se mbreti Charles III ishte informuar të dielën për rikthimin e dukës dhe dukeshës së Sussex-it.Një tjetër burim pretendon se pikërisht Charles është një nga arsyet kryesore pas këtij rikthimi.Mbreti 77-vjeçar thuhet se është i lumtur…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është përfunduar rregullimi i ndriçimit publik përgjatë shëtitores së Liqenit Akumulues në Mitrovicë.Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e rrjetit të ndriçimit publik në të gjithë territorin e komunës.Punimet po realizohen nga kompania përgjegjëse, e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, ndërsa synohet që rrjeti ekzistues i ndriçimit të jetë funksional dhe të intervenohet në mënyrë të shpejtë në rast të defekteve.Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka njoftuar se ndërhyrjet do të vazhdojnë aty ku ka nevojë,…
Platforma YouTube ka bllokuar kanalin e regjisorit kontravers serb Emir Kusturica, të cilin ai e krijoi në bashkëpunim me Sputnik Serbia.Siç raporton Meduza, kanali publikonte përmbajtje të prodhuar në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën serbe të Sputnikut dhe përmbante gjithsej 243 video, përfshirë emisione, programe dhe materiale muzikore të Kusturicës.Kanali numëronte rreth 30 mijë abonentë para se të bllokohej.Emir Kusturica ka qenë një nga figurat publike që ka shprehur vazhdimisht mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe politikat e Kremlinit.Kusturica ka bërë më parë deklarata pro-ruse në disa raste. Në veçanti, gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, regjisori foli…
Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes është lënduar edhe vajza e tij.Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 21:30, në një fshat të Ferizajt. Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e përfshirë.Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një karikator dhe tre fishekë.Të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve.Me konsultim të prokurorit të…
Nëse ndonjëherë keni marrë një peshqir të sapolarë dhe ai ka pasur një erë të fortë myku, ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për ta freskuar. Peshqirët shpesh fillojnë të mbajnë erë të keqe sepse shumë njerëz i vendosin në koshin e rrobave ose në çantën e plazhit ndërkohë që janë ende të lagur, gjë që mund të shkaktojë zhvillimin e mykut.Peshqirët e lagur që kanë qëndruar për një kohë të gjatë kanë nevojë për një shpëlarje shtesë për t’u pastruar siç duhet. Megjithatë, një tjetër gabim që bëjnë shumë njerëz është mbushja e lavatriçes me shumë produkte. Përdorimi i…
Banorët e lagjes ku ndodhet Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë u janë drejtuar Drejtorisë së Arsimit, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetares Besianë Musmurati, me kërkesën që nxënësve t’u sigurohet ujë i pijshëm gjatë periudhës kur, sipas tyre, paraqitet problem me cilësinë e ujit, raporton Telegrafi.Në ankesën drejtuar institucioneve komunale, banorët thonë se prej katër deri në pesë vitesh, gjatë vjeshtës, veçanërisht nga mesi i shtatorit, lagjja përballet me probleme me ujin e pijshëm, të cilat, sipas tyre, lidhen me rritjen e vlerave të manganit.“Tash e 4–5 vite, lagjja jonë, gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht nga mesi i shtatorit kur…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për lidhjen e kryeqytetit me zonën e Gollakut kanë hyrë në fazën e fundit.Përmes një postimi në rrjetin sociale në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga punimet, duke theksuar rëndësinë e projektit për përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Gollakut.“Po e lidhim Kryeqytetin me Gollakun!”, ka shkruar Rama, duke bërë të ditur se projekti po i afrohet përfundimit.Sipas tij, aktualisht është duke u zhvilluar faza përfundimtare e punimeve, ndërsa përfundimi i projektit pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e kryeqytetit me këtë pjesë të Kosovës. /Telegrafi/
Një situatë alarmante është krijuar në zonën e Pukës, ku një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përhapet prej ditësh në sipërfaqe pyjore.Flakët kanë përfshirë zona të Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në masivet e gjelbra, raporton Tch.Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në Gojan të Vogël, në Njësinë Administrative Gjegjan, ku zjarri po afrohet me shpejtësi drejt zonës së banuar.Pamjet e siguruara tregojnë përmasat e vatrave të zjarrit, ndërsa tymi ka mbuluar sipërfaqe të mëdha. Strukturat e emergjencave dhe autoritetet vijojnë punën në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari