Author: korrektpress

Google ka arritur të shkatërrojë një rrjet të madh global që “vidhte” internetin e miliona përdoruesve të Android. Kjo rrjetë ishte krijuar nga kompania kineze Ipidea, e cila lejonte palë të treta të përdornin adresat IP të pajisjeve të tjera për trafikun e tyre në internet – shpesh për aktivitetet e dyshimta apo kriminale – pa dijeninë e pronarëve të pajisjeve.Rrjeti funksiononte si një “Airbnb” për lidhjet e internetit: përdoruesit instalonin aplikacione e lojëra falas që përmbanin një kod të fshehur. Ky kod e kthente telefonin ose kompjuterin e tyre në një “nyjë dalje”, duke e lejuar dikë tjetër të…

Read More

Arabia Saudite, pavarësisht deklaratave publike për përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, duket se në prapaskenë ka një qëndrim dukshëm më të butë ndaj një sulmi të mundshëm amerikan kundër Iranit. Kjo del nga informacione të siguruara gjatë një takimi privat në Uashington, ku ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, ka dhënë sinjale se Riadi nuk do ta kundërshtonte një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së.Sipas burimeve të pranishme në takim, princi Khalid ka shprehur bindjen se nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë ndaj Teheranit, regjimi iranian do të dalë edhe më i fuqishëm nga situata aktuale, raporton axios. Ky qëndrim përfaqëson…

Read More

Vallëzimi pas një goli, një teknikë e rafinuar dhe ajo pamje që shumëkujt i kujton Kakan. Lucas Paqueta, pas 263 paraqitjeve gjithsej për AC Milan, Lyon dhe West Ham, vendosi të largohet nga Evropa dhe të kthehet te Flamengo , klubi që e rriti para mbërritjes së tij në Itali.Por si erdhi kjo zgjedhje? Për ta kuptuar, duhet të kthehesh në Brazil. Jose Boto, drejtori sportiv i Flamengos, tregoi menjëherë durim dhe pjekuri të madhe. Negociatat zgjatën pothuajse një muaj punë, ato u zhvilluan nga 23 dhjetori deri më 28 janar.Kontributi i trajnerit portugez, i mbështetur nga vendosmëria e Paquetas,…

Read More

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka ngritur sot në mbledhjen e KQZ-së çështjen e afateve për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin e rinumërimit të votave.Elshani ka pyetur nëse publikimi dhe miratimi i rezultateve përfundimtare është në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet dhe rregullat e KQZ-së, duke theksuar se në këtë mënyrë mund t’u mohohet e drejta e ankesës subjekteve politike, kandidatëve dhe qytetarëve.“Publikimi i rezultateve përfundimtare dhe miratimi i tyre a është në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së, duke e ditur se në njëfarë forme po ua…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha tha se ata i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ata me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë. “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.Në 29-vjetorin e rënies, nderuam heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Zahiri, Edmondi e Hakifi, me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë ne në rrugën e mëtejme…

Read More

Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, trajtoi temën e bllokadave nga transportuesit që kanë qenë aktuale ditët e fundit, për të cilat theksoi se është i kënaqur që BE-ja përshpejtoi procedurën dhe publikoi dokumentin më herët se sa ishte planifikuar.Ai shtoi se pas takimit në Bruksel, do të pasojë një takim i përbashkët për të shqyrtuar propozimet, dhe qëllimi është të ofrohen zgjidhjet më të mira për transportuesit, të cilët janë një motor kyç i ekonomisë maqedonase.”Është një dokument prej 19 faqesh, i cili mbulon plotësisht rregullat e reja të zonës Shengen dhe aty ka një fjalë kyçe, pikërisht…

Read More

Dokumentari “Melania” ka mbërritur në kinematë e Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën. Filmi gati dy-orësh ofron një vështrim prapa skenave të jetës së zonjës së parë gjatë 20 ditëve para se ajo të merrte përsëri rolin vitin e kaluar.”Melania” hapet me një pamje nga afër të takave karakteristike të Zonjës së Parë Melania Trump, ndërsa ajo ecën në korridoret e Mar-a-Lago, shtëpisë së saj në Palm Beach, në fillim të janarit 2025. Kamera e ndjek atë ndërsa hipën në një SUV të errët për udhëtimin e shkurtër drejt aeroportit dhe më pas në aeroplanin e bashkëshortit të saj,…

Read More

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Meliq të Hanit të Elezit një mur mbrojtës është shembur duke rënë mbi një veturë, në të cilën ishte drejtuesi i automjetit. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca. Rrëzohet muri mbi një automjet në Han të Elezit, shpëton shoferi “Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë…

Read More

Albert Riera do të jetë trajneri i ri i Eintracht Frankfurtit. Të dielën e ardhshme, spanjolli 43-vjeçar do të ulet në stol për herë të fundit si trajner i Celjes dhe do të marr pastaj drejtimin e klubit gjerman nga dita e hënë.Riera ka nënshkruar kontratë me Frankfurtin deri në qershor të vitit 2028.Por pse largimi i Rierës nga Celje është në fakt një lajm shumë i mirë për kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën?Tashmë siç dihet, Drita do ta ketë përballë Celjen në kuadër të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.Celje aktualisht udhëheq tabelën me 43 pikë në elitën…

Read More

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është ndarë procesi i votimit për shpalljen e rezultateve zgjedhore, pasi anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se nuk do të votojnë për Listën serbe, ndërsa anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës njoftoi se do të abstenojë.Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, para hedhjes në votim të shpalljes së rezultateve, deklaroi se do të votojë kundër Listës serbe dhe kandidatëve të saj individualisht.Pas këtyre deklarimeve, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se duhet të ndahet votimi për Listën Serbe dhe për Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), për të cilën ishte paraqitur ankesë se…

Read More