- Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
- Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028
- Rama kritikon Çekun: 1 shtatori po vjen, nxënësit mbeten pa libra
- ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk siguruan përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse
- Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë
- Musiala do të humbasë ndeshjen hapëse të Bundesligës, por Kompany është optimist për gjendjen e tij shëndetësore
- Dolly Parton kishte tatuazhe të fshehura – arsyeja e veçantë pse i bëri
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur në një veturë ku brenda saj gjatë kontrollit është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200 euro. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:15, në Vërmicë.Tutje thuet se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.“Vermicë, 19.08.2026 – 20:15. Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.…
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se opozita po kërkon respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit.Kadrijaj i bëri këto komente gjatë aksionit të PDK-së, i cili po zhvillohet tash e disa ditë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku Kurtit po i kërkohet të shkoj në Kuvend dhe të vazhdojë seanca konstituive. PDK sërish me aksion para Qeverisë, i bashkohet edhe Aleanca – kërkojnë konstituimin e Kuvendit Kadrijaj tha se opozita do të vazhdojë të kërkojë konstituimin e plotë të Kuvendit dhe formimin…
Çiftet divorcohen për shumë arsye, nga distancimi emocional dhe humbja e ndjenjave deri te neglizhenca dhe tradhtia. Megjithatë, studiuesi i marrëdhënieve njerëzore, Dr. John Gottman, zbuloi se një model specifik i komunikimit dhe sjelljes mund të çojë në prishjen edhe të marrëdhënieve më të qëndrueshme.Koncepti njihet si “Katër Kalorësit”, një metaforë e marrë nga Dhiata e Re që përshkruan katër stile të dëmshme komunikimi: kritika, përbuzja, mbrojtja dhe tërheqja emocionale, ose refuzimi për të komunikuar. Modele të tilla sjelljeje mund të krijojnë probleme serioze në një marrëdhënie dhe në fund të fundit të çojnë në divorc.“Ideja e ‘Katër Kalorësve’ u…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të rajonit.Sipas njoftimit të kompanisë, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Parkun “Nysret Tahiri”, si dhe në rrugët “Ukshin Kovaqica”, “Xhafer Deva”, “Kuvendi i Arbërit” dhe “Mbretëresha Teuta”.Intervenime do të ketë edhe në fshatrat Rahovë, Stan Tërg dhe Frashër.Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punimet janë paraparë në rrugët “Lumi”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Hamëz Jashari” dhe “Ali Osmani”, si dhe në fshatin Bërrnjakë.KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit…
Lionel Messi ka shënuar golin e tij të parë që prej vdekjes së babait, Jorge Messit, duke arritur në kuotën e 922 golave në karrierën e tij.Ylli argjentinas realizoi në barazimin 2-2 të Inter Miamit ndaj Philadelphia Union, në një ndeshje që pati një domethënie të veçantë për të.Në minutën e 26-të, Messi krijoi hapësirën e nevojshme dhe goditi me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë. Menjëherë pas golit, ai ngriti gishtin drejt qiellit, duke i bërë një homazh prekës babait të tij të ndjerë.Jorge Messi ndërroi jetë më 8 gusht në Rosario të Argjentinës, në moshën 68-vjeçare.…
NPL “Kastrioti” ka njoftuar se kanë vazhduar angazhimin në mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa shkolla të Komunës së Obiliqit.Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit janë realizuar punë të ndryshme, përfshirë pastrimin dhe rregullimin e hapësirave përreth shkollave, mirëmbajtjen dhe renovimin e pjesëve të nevojshme, si dhe kositjen e sipërfaqeve të gjelbra.Ndërhyrjet janë realizuar në SHFMU “Migjeni” në Sibovc, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Plemetin dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Raskov.Nga NPL “Kastrioti” është bërë e ditur se këto aktivitete synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, të rregullt dhe më të sigurt për nxënësit…
Manchester United pritet të rikthehet sot në tryezën e negociatave me Brightonin, teksa po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin Carlos Baleba, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.Në kampin e “Djajve të Kuq” është rritur besimi që nga dita e djeshme se një marrëveshje mund të arrihet për mesfushorin kamerunas. United tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej më shumë se 70 milionë eurosh, plus 6 milionë euro në formë bonusesh, por Brighton ende nuk e ka pranuar propozimin.Për këtë arsye, Manchester United pritet të rikthehet me një ofertë të re, ndërsa negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare.Baleba kishte arritur…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kurtit në zyrën e kryeministrit pas marrjes së mandatit të deputetit.“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes. PDK sërish me aksion para Qeverisë, i bashkohet edhe Aleanca – kërkojnë konstituimin e Kuvendit PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij…
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje në trafik dhe gjoba që lidhen me sistemin “Safe City”.Sipas MPB-së, mesazhet përmbajnë link përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të japin të dhënat personale ose bankare dhe të paguajnë një gjobë të pretenduar. Kjo është përpjekje për mashtrim dhe mbledhje të dhënash të ndjeshme.Ministria thekson se mesazhet zyrtare SMS për shkeljet dërgohen nga dërguesi “MVR-SC”. Mesazhi duhet të përfshijë targën e regjistrimit të automjetit, dhe lidhja zyrtare duhet të çojë në domenin safecountry.mvr.gov.mk.Qytetarëve u kërkohet të mos hapin linqe…
Portugalia ka ndaluar mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, pasi presidenti Antonio Jose Seguro nënshkroi një ligj të propozuar fillimisht nga partia e krahut të djathtë Chega.Seguro e miratoi masën duke thënë se ajo trajtonte një çështje me “ndjeshmëri të madhe sociale dhe kulturore”, sipas një shënimi nga Pallati Belem, selia presidenciale në Lisbonë.Ai tha se ndryshimet e bëra gjatë procesit parlamentar e kishin bindur atë të nënshkruante ligjin.Seguro përmendi integrimin social, mosdiskriminimin dhe sigurinë publike në mbështetje të masës, si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me mbulesat e fytyrës.“Për Presidentin e Republikës,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari