Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 15:00. “Dyshohet se bashkëshorti i saj M/K pas një konflikti që kishin pasur mes vete, e ka shtyrë viktimën F/K duke e hedhur shkalleve”, thuhet në raport.Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për hapjen e Qendrës Informative Turistike në kryeqytet, e cila, sipas tij, synon t’u ofrojë vizitorëve informacione rreth aktiviteteve, atraksioneve dhe vendeve për t’u vizituar në Prishtinë.Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se hapja e kësaj qendre vjen pas krijimit të Drejtorisë së Turizmit në Komunën e Prishtinës.“E nisëm me krijimin e Drejtorisë së Turizmit në Kryeqytet. Tash po e hapim edhe derën e parë për krejt ata që vijnë me e vizitu Prishtinën ‘Qendrën Informative Turistike’”, ka shkruar Rama.Sipas tij, në këtë hapësirë vizitorët do të mund të marrin informacione për…

Read More

Rinoplastika është ndër ndërhyrjet më të kërkuara estetike, por në disa raste pacientët mund të vazhdojnë të kenë vështirësi në frymëmarrje edhe pas operimit të hundës. Kjo ndodh sepse hunda nuk është vetëm pjesë estetike e fytyrës, por edhe organ me funksion shumë të rëndësishëm në frymëmarrje.Për këtë temë ka folur kirurgja plastike Liridona Guci, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. E pyetur se pse disa pacientë vazhdojnë të kenë probleme me frymëmarrje edhe pas rinoplastikës, Guci tha se arsyet mund të jenë të ndryshme.“Arsyet janë nga më…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se, përveç rasteve të bëra tashmë publike, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA.Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka thënë për RTK-në se hetimet po shtrihen edhe te persona të tjerë, ndërsa të dyshuarit kanë një emërues të përbashkët – BIA-n serbe, e cila dyshohet se ka rekrutuar persona në Kosovë për mbledhjen dhe përcjelljen e informacioneve të ndjeshme.“Mund të konfirmoj që të njëjtin kanë një emërues të përbashkët, ajo është BIA, e cila ka arritur të rekrutojë dhe të marrë informacione të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pasi janë rrahur mes vete.Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të mërkurën në ora 16:53. “Janë arrestuar dy të dyshuar M/K pasi që, janë rrahur mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Këtë mëngjes në RMV ka pesë zjarre aktive, përkatësisht në Mariovë (fshati Çanishtë, një degë drejt Crna Reka dhe një degë drejt fshatit Orle), në komunat Studeniçan, Makedonski Brod, Kërçovë dhe Mogillë.Zjarri në deponinë në Komunën e Delçevës është vënë nën kontroll ndërsa janë shuar 31 zjarre.Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit (19/20.08.2026) deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll dhe 31 zjarre janë shuar.

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.IHK njofton se vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore.Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9–13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/

Read More

Jose Mourinho ka lavdëruar në superlativë Arda Gulerin, duke pranuar publikisht admirimin e madh që ka për mesfushorin e ri të Real Madridit.Trajneri portugez foli për talentin turk gjatë një interviste në emisionin e njohur spanjoll “El Chiringuito”, ku zbuloi se është “i dashuruar” me mënyrën se si luan 21-vjeçari.“Jam i dashuruar me Arda Gulerin si lojtar”.Trajneri i Real Madridit beson se zhvillimi i Gulerit në fushë do të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me atë të një prej legjendave më të mëdha të klubit, Luka Modric.“Mendoj se me të do të ndodhë e njëjta gjë si me Luka Modricin.…

Read More

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, më 22 gusht, do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në kryeqytet.Sipas njoftimit, testimi do të nisë në ora 12:15 dhe alarmi do të aktivizohet dy herë nga 30 sekonda, me zë të njëtrajtshëm.“Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen gjatë aktivizimit të alarmit, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik.“Ju lutemi, mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet…

Read More

Simptomat e alergjisë që përkeqësohen gjatë natës janë të zakonshme dhe shkaqet shpesh qëndrojnë në dhomën e gjumit. Përveç alergjenëve në mjedis, shtrirja mund të përkeqësojë edhe bllokimin e hundës dhe simptoma të tjera, shkruan Health. Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në zakone dhe mjedis mund të lehtësojnë ndjeshëm reagimet dhe të përmirësojnë cilësinë e gjumit.Pluhuri dhe myku në dhomën e gjumitAlergjitë e natës shpesh janë rezultat i alergjenëve të brendshëm, kryesisht pluhurit dhe mykut. “Shumë njerëz janë alergjikë ndaj gjërave që ndodhen në dhomat e tyre të gjumit”, tha për Health Dr. Purvi Parikh, një alergologe dhe imunologe në…

Read More