- Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë, rasti po hetohet
- KEK-u ndal Njësinë A4, kjo është arsyeja
- Emona Center hapet sot në Ferizaj – oferta speciale dhe atmosferë festive për vizitorët
- Zhvarrosen eshtrat e dy personave në Mitrovicë, dyshohet se janë të zhdukur që nga lufta
- Bastisje në Agjencinë Kadastrale
- Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgjigjen
- Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgjigjen
- Gjiganti turk i gatshëm t’i plotësojë kërkesat financiare të Van Dijk
Author: korrektpress
Pagjumësia mund të shkaktohet nga ritme cirkadiane të vonuara që e pengojnë trurin të “fiket” natënShkencëtarët australianë nga Universiteti i Australisë së Jugut kanë zbuluar prova të forta se pagjumësia kronike mund të vijë nga çrregullime në ciklin e brendshëm 24-orësh të aktivitetit mendor të trurit.Këto gjetje ndihmojnë në shpjegimin pse disa njerëz e kanë të vështirë të qetësohen natën, edhe kur janë fizikisht të lodhur.Në studimin e publikuar në tetor 2025 në revistën Sleep Medicine, studiuesit ndoqën se si ndryshojnë modelet e të menduarit gjatë ditës tek personat me pagjumësi afatgjatë në krahasim me ata që flenë shëndetshëm. Ky…
Një rrëfim i sinqertë për tradhtinë, prindërimin dhe kufijtë: si të vendosësh kur “shansi i dytë” mund të jetë fillim i ri, ose përsëritje e dhimbjesAjo mendoi se më e keqja kishte kaluar atë ditë kur burri i tha se po largohej për shkak të një gruaje tjetër. Nuk bëri skenë, nuk u përpoq ta ndalte. Thjesht mbeti vetëm me tre fëmijë dhe me pyetjen se ku u zhduk martesa e tyre.Dy vite më vonë, kur më në fund arriti të rimblidhet dhe të rikthehet te vetja, ai kthehet dhe kërkon një shans të ri.A guxoj t’i përfshij sërish fëmijët…
I ftuar në emisionin “Fan Club” ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e Big Brother, Marko Luca. Këngëtari u pyet nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me veprimin e tij kundrejt Stenaldos, teksa i mbylli derën në fytyrë. Marko u shpreh i keqardhur dhe deklaroi se nuk e kishte bërë aspak me qëllim të keq. Foto: YouTube“U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon, si person. Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar. Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth…
Pronari i Olympique Marseille, Frank McCourt, mund të jetë i hapur për shitjen e klubit në rast se vjen një ofertë që tejkalon 1.2 miliardë dollarë (rreth 1 miliard euro).Biznesmeni amerikan e bleu klubin francez në vitin 2016 për vetëm 45 milionë euro dhe vazhdimisht ka deklaruar publikisht se OM nuk është në shitje. Madje, në maj të vitit 2024 ai ishte shprehur: “Çështja e shitjes së OM është bërë absurde… Klubi nuk është në shitje. Unë e dua OM”.Megjithatë, sipas raportimeve nga Franca, ndonëse qëndrimi i tij publik mbetet i palëkundur, në Shtetet e Bashkuara mesazhi është më fleksibil…
Një valë operacionesh të mundësuara nga kibernetika u zhvillua herët të shtunën në mëngjes, së bashku me sulmin e përbashkët SHBA-Izrael ndaj objektivave në të gjithë Iranin, sipas ekspertëve dhe vëzhguesve të sigurisë kibernetike.Operacionet përfshinin hakimin e shumë faqeve të internetit të lajmeve për të shfaqur mesazhe të ndryshme dhe hakimin e BadeSaba, një aplikacion kalendari fetar me më shumë se 5 milionë shkarkime, i cili shfaqte mesazhe që u thoshin përdoruesve “Është koha për llogaridhënie” dhe u bënin thirrje forcave të armatosura të dorëzojnë armët dhe të bashkohen me popullin.Lidhja e internetit në Iran ra ndjeshëm në orën 07:06…
Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”. Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën me ujë për të shkuar në shkollë. Deri më tani janë sanuar vetëm problemet sipërfaqësore, pa e eliminuar rrjedhën e ujërave, të cilat, sipas banorëve, zbresin nga mali.Ujërat që përshkojnë rrugën në lagjen “Dardania”, përveç dëmtimit të infrastrukturës rrugore, po shkaktojnë telashe te nxënësit e shkollës “Kopetenca” dhe banorët e kësaj zone.“Shpeshherë po kërcasin gypat e ujit. Normal po vjen ujësjellësi dhe po e kryjnë punën e vet, por prap i njëjti problem është edhe lart.…
HP Tuners ka çliruar modulin e kontrollit të motorit (ECM) të Chevrolet Corvette ZR1.Pavarësisht përpjekjes së General Motors për të parandaluar modifikimin me masa të reja të sigurisë kibernetike, kompania e tregut të pas-prodhimit ka lansuar një përmirësim për modelin që mund të ofrojë gati 1,200 kuaj fuqi në rrotat e pasme.Një ZR1 standard prodhon 1,064 kuaj fuqi nga motori V8 5.5 litra me dy turbo, transmeton Telegrafi. Përmirësimi i ECU-së, i cili kushton 1,499 dollarë, krijon 1,180 kuaj fuqi duke ruajtur kufizimet origjinale termike dhe të komponentëve të fabrikës së makinës.Matt Sanford, nga HP Tuners, postoi në Facebook se…
Linja më të pastra, pastrim më i lehtë dhe një efekt vizual që e bën kuzhinën të duket më e madhe dhe më luksozeNë shikim të parë duket si një detaj i vogël, por kur nga kuzhina zhduken dorezat, ndryshon i gjithë përshtypja e hapësirës. Linjat bëhen më të pastra, sipërfaqet më të qeta, ndërsa gjithçka që deri dje dukej si rrëmujë, papritur qetësohet.Në banesat bashkëkohore, ku kuzhina shpesh nuk është më një hapësirë e ndarë, por pjesë e dhomës së ndenjës, ky qasje bëhet një zgjedhje logjike. Mobiliet nuk “dalin në pah”, por përshtaten me tërësinë dhe duken si…
Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet përmbylljes, ndërsa palët kanë paraqitur fjalët përfundimtare dhe pritet vendimi i trupit gjykues.Në bankën e të akuzuarve janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në një proces që ka zgjatur mbi pesë vjet dhe ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.Reagime pati edhe pas fjalëve përmbyllëse të prokurorisë, mbrojtjes dhe vetë të akuzuarve. Ndër më të zëshmit ishte diplomati britanik John Stewart Duncan, i cili përmes postimeve të tij theksoi se dëshmitë e dëshmitarëve ndërkombëtarë duhet të kenë…
Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Romës.Ylli i Kosovës hyri si zëvendësues por ishte protagonist në dy golat e “Bianconerëve”, për ta barazuar rezultatin në 3-3.Pas ndeshjes, Spalletti nuk harroi të përmendte Zhegrovën ndër lojtarët që kontribuuan në barazimin e Juventusit.“Yildiz pati një ndeshje të shkëlqyer sot, Zhegrova prodhoi diçka speciale dhe Boga ka cilësitë për të dalë gjithmonë me diçka të rëndësishme”.“Gjithnjë kishim shpresë, ky është futbolli. Boga ka intuitën dhe kualitetin për të krijuar diçka nga asgjë, njësoi si Yildiz dhe Zhegrova. Duhesh gjithnjë të kesh besim në sport dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari