Një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:47, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Podujevë / 05.05.2026 – 11:47. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/