Author: korrektpress

Kuvendi i Komunës së Gjilan ka miratuar vendimin për heqjen e gjobave komunale për regjistrimet e vonuara të lindjeve dhe vdekjeve.Propozimi është paraqitur nga Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Elbasan Shabani, i cili ka kërkuar nga asamblistët që të votojnë lirimin nga pagesa e gjobës për qytetarët që nuk i kanë regjistruar me kohë lindjet apo vdekjet, si për rastet brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.Sipas Shabanit, propozim-vendimi është miratuar me 33 vota pro në seancën e fundit të Kuvendit Komunal. Ai ka falënderuar asamblistët për mbështetjen e dhënë ndaj këtij vendimi.“Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët ende…

Read More

Elijona Binakaj u shpall finalistja e dytë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.Ajo shënoi një sukses të madh si 19-vjeçare, ndërsa mori dhjetë mijë euro për këtë pozitë.Ish-konkurrentja pas përfundimit të këtij reality shou ka shkuar të vizitoj varrin e nënës dhe të motrës. Foto: InstagramE njëjta në Big Brother ka rrëfyer se në vitin 2021 në një aksident me autobus i ka vdekur nëna dhe motra.”Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke ju bërë krenare”, ka shkruar ajo.Në vazhdim theksoi: “Çdo sukses është për ju. Ju dua përjetë, mami dhe motra ime”.Elijona i…

Read More

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, ka komentuar konfliktin aktual mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe pasojat e tij për sigurinë në Ballkan dhe Kosovë.Fetoshi në një prononcim për Telegrafin ka theksuar rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme si qendër energjetike dhe nyje tregtare.Ai tha se operacioni izraelito-amerikan është ndërveprim strategjik për neutralizimin e rrezikut të programit bërthamor, si parakusht për paqen e qëndrueshme. “Duke pasur parasysh rëndësinë e Lindjes së Mesme si potencial energjetik dhe ‘udhëkryq’ i tregtisë botërore, përshkallëzimi rajonal dhe kohëzgjatja e këtij konflikti do…

Read More

Liverpooli po intensifikon zyrtarisht planifikimin e pasardhësit të Mohamed Salah, me yllin egjiptian që do të mbushë 34 vjeç këtë vit.Teksa sulmuesi hyn në vjeshtën e karrierës së tij të shquar në Anfield, “Të Kuqtë” kanë identifikuar dy objektiva të profilit të lartë nga Bundesliga për të mbushur boshllëkun pas Salah.Sipas raportimeve nga Sky Sport Germany, kampionët aktualë të Ligës Premier po ndjekin nga afër superyllin e Bayern Munich, Michael Olise, dhe sensacionin e Leipzigut, 19-vjeçarin Yan Diomande, teksa përgatiten për jetën pas Salah.Gjigantët anglezë kanë një traditë të gjatë të nxjerrjes së talenteve nga Bundesliga, me lojtarë si Ibrahima…

Read More

Ministria e Energjetikës thotë se rezervat shtetërore të naftës në Maqedoninë e Veriut janë të qëndrueshme.Sipas këtij dikasteri me vëmendje po ndiqet situata aktuale energjetike, sidomos në kontekst të tregjeve të naftës dhe rreziqet eventuale gjeopolitike. Ministria e Energjetikës thekson se Agjencia, përgjegjëse për rezervat e naftës ndjek dhe mirëmban rezervat shtetërore duke siguruar furnizim të pandërprerë, stabilitet të tregut dhe gatishmëri për reagim në kohë në rast të ndonjë cenimi të furnizimit.

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë – Sektori i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari dyshohet se më 12 tetor 2025, në një qendër tregtare në Gjakovë, ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”. Pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është arritur të zbulohet.Me qëllim të avancimit të procedurës hetimore, Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që, nëse posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo…

Read More

Sistemet e verifikimit të moshës kërkojnë mbledhjen e të dhënave të ndjeshme për të mbështetur informacionin biometrik. Shumë shpejt, interneti do të shndërrohet në një panoptikon dixhital plotësisht të mbikëqyrur.Nga: Taylor Lorenz, gazetare e teknologjisë, autore e buletinit “User Mag” dhe e librit bestseller Të jetosh onlajn: Historia e patreguar e famës, ndikimit dhe pushtetit në internet [Extremely Online: The Untold Story of Fame, Influence, and Power on the Internet] / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comGjatë vitit të kaluar, më shumë se dy duzina vendesh në mbarë botën kanë propozuar ndalime të përdorimit të rrjeteve sociale për pjesë të gjera të…

Read More

Jonika Hoomes, punonjësja e parë shqiptare e Google, vjen në PowerToHRme 6 dhe 7 maj.Ajo është folësja e parë globale e prezantuar nga samiti global PowerToHR. Me 19 vite përvojë në ndërtimin e partneriteteve globale, zhvillimin e bizneseve me vlerë miliardëshe dhe udhëheqjen e ekipeve strategjike në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika sjell eksperiencën e saj unike drejtpërdrejt tek profesionistët shqiptarë dhe të rajonit, duke treguar se talenti ynë mund të ketë ndikim në skenën më të madhe globale.Sot, si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon ekzekutivët të rriten profesionalisht, të udhëheqin me guxim dhe të menaxhojnë tranzicione të…

Read More

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, e udhëhequr nga Samir Shahini, ka formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegji Heimerer, me synim vendosjen e mirëqenies së fëmijëve në qendër të politikave arsimore.Sipas njoftimit të drejtorit Shahini, përmes këtij partneriteti do të ofrohet mbështetje psiko-sociale dhe zhvillimore në kopshte dhe shkolla, ndërsa stafi arsimor do të fuqizohet përmes trajnimeve profesionale të vazhdueshme.Po ashtu, bashkëpunimi parasheh forcimin e rolit të prindërve përmes programeve informuese dhe edukative, si dhe angazhim të përbashkët në iniciativa që lidhen me hulumtime, projekte sociale dhe inovacion në arsim.Ky partneritet vlerësohet si një hap drejt ndërtimit të një sistemi arsimor…

Read More

Kelly Osbourne ka folur hapur për kritikat që ka marrë për pamjen e saj, duke i quajtur trollët që shpërndajnë komentet negative “mizorë”. Vajza e të ndjerit Ozzy Osbourne dhe Sharon Osbourne mori pjesë në BRIT Awards në Mançester për të marrë çmimin për Arritje Jetësore për babain e saj, i cili ndërroi jetë në korrik.Përveç nderimit të Ozzy-t, Kelly u bë objekt i komenteve negative online për pamjen e saj, shkruan DailyMail. Në një postim në Instagram Story, ajo ripublikoi një mesazh mbështetës nga Mia Tyler, vajza e Steve Tyler, duke theksuar rëndësinë e respektit ndaj të tjerëve dhe…

Read More