KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shqiptarja e parë e Google, Jonika Hoomes sjell eksperiencën e saj në konferencën PowerToHR

Shqiptarja e parë e Google, Jonika Hoomes sjell eksperiencën e saj në konferencën PowerToHR

Jonika Hoomes, punonjësja e parë shqiptare e Google, vjen në PowerToHRme 6 dhe 7 maj.

Ajo është folësja e parë globale e prezantuar nga samiti global PowerToHR.

Me 19 vite përvojë në ndërtimin e partneriteteve globale, zhvillimin e bizneseve me vlerë miliardëshe dhe udhëheqjen e ekipeve strategjike në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika sjell eksperiencën e saj unike drejtpërdrejt tek profesionistët shqiptarë dhe të rajonit, duke treguar se talenti ynë mund të ketë ndikim në skenën më të madhe globale.

Sot, si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon ekzekutivët të rriten profesionalisht, të udhëheqin me guxim dhe të menaxhojnë tranzicione të sfiduara me ndikim të lartë. Pjesëmarrja e saj në PowerToHR është dëshmi se profesionistët shqiptarë mund të jenë pjesë e skenës më të rëndësishme globale dhe një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga dikush që ka vepruar në këtë nivel për dy dekada.

PowerToHR është samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani.

Me dy ditë dhe mbi 100 sesione interaktive, ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe globalë, rrjetëzim profesional dhe eksplorim të temave kyçe të punës moderne.

Biletën për këtë samit mund ta siguroni këtu:

https://www.powertohr.com/ticket

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.