- “Pako” me drogë në rrugën Prishtinë–Prizren, Policia sekuestron mbi 1 kg marihuanë në Llapushnik
- Dy yjet e Real Madridit me përleshje brutale në stërvitjen e fundit
- Ushtria amerikane thotë se ka “qëlluar dhe çaktivizuar” një tanker me flamur iranian në Gjirin e Omanit
- Nga sot ka filluar largimi i mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair
- E zuri traktori, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë
- Pse askush nuk e ‘mposht’ dot Manchester Cityn në tregun e transferimeve
- MINTI vazhdon inspektimet për produktet e qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore, 7 kontrolle në katër qytete
- Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë, 9 kontrolle në Gjilan e Mitrovicë
Author: korrektpress
Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka bërë të ditur se organizimi i Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 ka hyrë në një fazë vendimtare të planifikimit.Sipas tij, në kuadër të Komitetit Organizativ po zhvillohet takimi për planifikimin sportiv, me fokus në detajimin e masterplanit të objekteve sportive që do të shfrytëzohen për këtë ngjarje ndërkombëtare.Rama ka theksuar se gjatë këtij procesi po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe po merren vendime kyçe që lidhen me organizimin e Lojërave.Ai ka vlerësuar se Prishtina 2030 nuk përfaqëson vetëm një organizim sportiv, por është dëshmi e gatishmërisë së Kryeqytetit për të performuar në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Sulmet e përbashkëta ajrore goditën ndërtesën e Këshillit të Ekspertëve të Iranit në qytetin Kom, pikërisht në momentin kur ky organ po mbante një mbledhje për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit.Këtë informacion për Fox News e konfirmoi një zyrtar izraelit i paemëruar, duke theksuar se objektivi kryesor i sulmit ishte këshilli drejtues përgjegjës për zgjedhjen e pasardhësit të Ajatollahut Ali Khamenei.Sipas informacioneve të disponueshme, Izraeli kreu një goditje të drejtpërdrejtë në momentin kur po numëroheshin votat. Burimet bëjnë të ditur se sulmi ndodhi në çastin më të ndjeshëm të mundshëm, pikërisht gjatë procesit të numërimit për udhëheqësin…
Siljanovska-Davkova u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vend. Në takim ajo tha se garancia më e madhe për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).Siljanovska dhe Rutte thanë se Maqedonia e Veriut është një aleat besnik i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit.”Në këtë moment, për këtë arsye është këtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është e nevojshme brenda NATO-s të kapërcehen dallimet, ose të pajtohen dallimet në mënyrë që të sigurohet kohezioni bazuar në vlerat dhe parimet e…
Instituti GAP ka njoftuar se në vitin 2025, Kosova pritet të eksportojë shërbime me vlerë prej rreth 3.9 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2024. Nga ana tjetër, importi i shërbimeve do të jetë afërsisht 1.7 miliardë euro, një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Kjo rezulton në një bilanc tregtar pozitiv prej rreth 2.2 miliardë euro vetëm në sektorin e shërbimeve.Raporti tregon se për çdo 1 euro të eksportuar në shërbime, Kosova importon vetëm 44 centë, duke treguar një avantazh të qartë tregtar në këtë fushë. Megjithatë, sipas Institutit GAP,…
Një shumë rekord prej 4.5 miliardë jenësh (rreth 24.8 milionë euro) është dorëzuar tek policia e Tokios si “pasuri e humbur” në vitin 2025, një rritje prej 0.5 % krahasuar me vitin e mëparshëm, treguan statistikat e policisë të hënën, duke forcuar studimet që kanë treguar se Japonia renditet ndër vendet më të larta në botë për ndershmëri qytetare.Shuma më e madhe e vetme e parave të gatshme që iu dorëzua policisë ishte 27 milionë jenë (rreth 149 000 €), sipas qendrës së sendet e humbura të Departamentit Metropolitan të Policisë.Më shumë se 70 % e rasteve erdhën nga ambiente…
Komuna e Drenas ka njoftuar qytetarët se, pas vërshimeve të fundit, është siguruar një dehumidifikues ajri për tharjen e hapësirave të prekura nga lagështia.Sipas njoftimit, pajisja është vënë në dispozicion nga Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Drenas, dhe mund të merret çdo ditë pune në zyrat e kësaj dege.Shfrytëzimi i dehumidifikuesit është pa pagesë dhe mund të përdoret për aq kohë sa është e nevojshme, në varësi të gjendjes së objekteve të dëmtuara.Autoritetet lokale kanë ftuar të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga lagështia që të paraqiten dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi në funksion të rikthimit…
Aktorja amerikane, Lindsay Lohan dhe familja e saj kanë jetuar në Dubai prej vitesh. Ajo e bëri njoftimin në Instagram pasi Irani nisi kundërsulmet pas një sulmi të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.”Duke u lutur për paqe. Qëndroni të gjithë të sigurt. Zoti na bekoftë të gjithëve”, shkroi ajo në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan)Një burim i tha TMZ se ajo, bashkëshorti i saj Bader Shammas dhe djali Luai janë shëndoshë e mirë.Ylli i famshëm u zhvendos në Dubai në vitin 2014. Vendosi ta ndërmerrte këtë hap sepse donte të…
Seria Find X9 e Oppo përfshin dy telefona inteligjentë – Find X9 dhe Find X9 Pro. Më herët këtë muaj, Oppo tha se Find X9s do të lansohej së shpejti në Indi me Dimensity 9500s SoC. Dhe sot, Oppo njoftoi se Find X9 Ultra do të debutojë globalisht më vonë këtë vit, duke e bërë atë modelin e parë Ultra në linjën Find X që lansohet jashtë Kinës.Oppo deklaroi se lansimi global i Find X9 Ultra nënvizon angazhimin e saj afatgjatë në tregun global. Sistemi i imazhit i Find X9 Ultra është zhvilluar së bashku me Hasselblad dhe “integron sistemin…
Tregu i kafesë në Kosovë po pasurohet me një emër të ri që synon të sjellë standarde të reja në cilësi dhe përvojë shijeje. BOTTEM CAFFE, një brand i themeluar në vitin 2024 nga profesionistë me mbi 20 vite përvojë në industrinë e kafesë, po hyn në tregun kosovar me një portofol produktesh që kombinon teknologjinë moderne të prodhimit me traditën e kulturës së kafesë.Misioni i kompanisë është të ofrojë kafe të cilësisë së lartë, të prodhuar me metodoologji bashkëkohore dhe me respekt për burimet natyrore dhe shëndetin e konsumatorëve. Duke bashkëpunuar ngushtë me fermerë dhe furnizues të specializuar, BOTTEM…
Pas përfundimit të xhiros së 22-të të luajtur në fundjavë, Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës po ofron një nga garat më të forta të viteve të fundit, me diferenca minimale mes skuadrave në krye të tabelës dhe tension maksimal në zonën e rënies.Në pozitën e parë ndodhet Vushtrria, që ka grumbulluar 47 pikë pas 22 ndeshjeve. Fitorja e fundit ndaj Rilindjës 1974 e mban në krye, por epërsia është tejet e brishtë, pasi ndjekësit janë vetëm një hap larg.Menjëherë pas saj vjen Feronikeli ‘74 me 46 pikë, ndërsa Trepça ‘89 dhe Liria kanë nga 45 pikë secila. Katër skuadra…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari