Author: korrektpress

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor për sulm jo të rëndë nga një gjykatë në Greqi dhe është dënuar me 15 muaj burgim me kusht.Vendimi lidhet me një incident të ndodhur gjatë pushimeve familjare të futbollistit në ishullin Mykonos në vitin 2020. Seanca gjyqësore u zhvillua në ishullin Syros, ndërsa Maguire nuk ishte i pranishëm, pasi po përgatitet me skuadrën për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Newcastle United, e planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës.Sipas raportimit të Daily Mail, prokuroria pretendoi se Maguire kishte shtyrë një efektiv policie i cili po përpiqej t’i vinte prangat, duke…

Read More

Gjatë muajit të Ramazanit, përgatitja e tryezës së iftarit kërkon shpesh zgjidhje të shpejta, të shijshme dhe të lehta. Pas një dite agjërimi, shumë familje preferojnë ta mbyllin vaktin me një ëmbëlsirë, pa pasur nevojë të shpenzojnë orë të tëra në kuzhinë.Një nga mënyrat më praktike për të krijuar diçka të shpejtë është përdorimi i kremrave të gatshëm. Produkte si Kremi fëstekut dhe Ambella nga brendi HAJE shërbejnë si baza ideale për receta që përgatiten brenda pak minutash.Këta kremra mund të kombinohen lehtësisht me:Biskota: Të thërrmuara ose si shtresa për ëmbëlsira në gota.Fruta: Për të balancuar ëmbëlsinë me freski.Brumëra: Petulla,…

Read More

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi Donald Trumpit të hënën e kaluar për t’i thënë se udhëheqësi suprem i Iranit do të takohej me anëtarë të lartë të ekipit të tij udhëheqës.Kjo është sipas një zyrtari të lartë të cituar nga NBC News, transmeton Sky News, përcjell Telegrafi.Netanyahu i tha presidentit amerikan dhe këshilltarëve të tij se i gjithë grupi mund të vritej në një sulm të vetëm të shtunën në mëngjes, tha zyrtari. Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet – momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane CIA, shtoi raporti, konfirmoi shpejt një inforomatë…

Read More

Tre klube të mëdha të Ligës Premier po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Khephren Thuram që po shkëlqen te Juventusi.Sipas raportimeve të Caught Offside, klubet që po konsiderojnë nënshkrimin e tij janë Liverpool, Manchester United dhe Arsenali.Raportohet se Liverpooli është më aktiv në negociata dhe mund të paraqesë një ofertë fillestare prej rreth 45 milionë eurosh plus bonuse. Thuram, i formuar te Monaco, u transferua te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2024 për 20.6 milionë euro dhe që atëherë ka grumbulluar 86 ndeshje zyrtare, me shtatë gola dhe 12 asistime. Khephren Thuram telegrafi.com Juventus ka nisur tashmë përpjekjet…

Read More

Nga VLEN thonë se BDI për shkak të frikës ka vendosur ta mbrojë Artan Grubin. Sipas VLEN, gjatë kohës së BDI-së dhe Grubit bizneset e lojërave të fatit u transferuan në Maqedoni nga nëntoka serbe.”Nga frika se mos Artan Grubi do të hap gojën, BDI vendosi ta mbron atë. Ata harruan se vet Bujar Osmani u distancua dhe kërkoi falje për sjelljen e tij gjatë fushatës në Çair. Por frika e turbullon mendjen. BDI nuk ka kredibilitet të flasë për lojëra fati. Gjatë kohës së tyre dhe me marrëveshjet e tyre, bizneset e lojërave të fatit u transferuan në Maqedoni…

Read More

Profesori universitar dhe ish-zyrtari i lartë institucional, Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës.Në një reagim publik, Bajrami tha se vendimi i tij vjen pasi dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual.“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si…

Read More

Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur rëndë vendet ushtarake iraniane në rajonet kufitare të banuara nga kurdët, përfshirë postat kufitare, bazat ushtarake, stacionet e policisë dhe objektet e Basij në qytete si Paveh dhe Sanandaj.Milicitë kurde iraniane të stacionuara në kufirin iraniano-irakian në Kurdistanin e Irakut janë konsultuar ditët e fundit me Shtetet e Bashkuara lidhur me sulmet ndaj forcave iraniane në pjesën perëndimore të vendit, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje. Forcat po negocionin gjithashtu me SHBA-në për ndihmën e CIA-s në furnizimin me armë, thanë dy burime. MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të…

Read More

Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit të Real Madrid në La Liga.Sipas raportit zyrtar të paraqitur nga gjyqtari Muniz Ruiz, adoleshenti argjentinas iu drejtua atij me fjalët: “Çfarë turpi, çfarë turpi i mallkuar.” Incidenti ka rezultuar në masa disiplinore, duke shtuar ndërlikime të mëtejshme në një periudhë delikate në karrierën e lojtarit. Sanksioni vjen pas kartonit të kuq të marrë në humbjen 1-0 ndaj Getafe CF, çka i kishte sjellë më parë një pezullim prej tre ndeshjesh.Mes këtyre pengesave, spekulimet vazhdojnë në lidhje…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i është përgjigjur kërcënimit të presidentit Donald Trump për të ndërprerë tregtinë me vendin e tij për shkak të qëndrimit të tij ndaj luftës me Iranin.Në një video të publikuar nga zyra e tij, Sanchez pohoi se kur bëhet fjalë për konfliktin aktual, qëndrimi i Spanjës ka qenë “i qartë dhe konsistent” dhe në përputhje me qëndrimet e marra për luftërat në Ukrainë dhe Gaza, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Pozicioni i qeverisë spanjolle mund të përmblidhet në këto fjalë: jo luftës”, tha ai.”Së pari, ne jemi kundër prishjes së rendit ndërkombëtar, i cili na…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve ENER janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet më të fundit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Ndër risitë më të rëndësishme të përfshira në këto ndryshime ligjore është plotësimi i listës së sëmundjeve ngjitëse që i nënshtrohen raportimit të detyrueshëm, si dhe unifikimi i mënyrës së funksionimit të ALERT 2.0 – sistemi sindromik për njoftim dhe paralajmërim të shpejtë, në përputhje me grupin e simptomave dhe shenjave të pranishme te pacientët. “Me ndryshimet më të fundit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojmë vendosjen…

Read More