KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Frika e detyroi BDI-në ta mbrojë Artan Grubin

VLEN: Frika e detyroi BDI-në ta mbrojë Artan Grubin

Nga VLEN thonë se BDI për shkak të frikës ka vendosur ta mbrojë Artan Grubin. Sipas VLEN, gjatë kohës së BDI-së dhe Grubit bizneset e lojërave të fatit u transferuan në Maqedoni nga nëntoka serbe.
“Nga frika se mos Artan Grubi do të hap gojën, BDI vendosi ta mbron atë. Ata harruan se vet Bujar Osmani u distancua dhe kërkoi falje për sjelljen e tij gjatë fushatës në Çair. Por frika e turbullon mendjen. BDI nuk ka kredibilitet të flasë për lojëra fati. Gjatë kohës së tyre dhe me marrëveshjet e tyre, bizneset e lojërave të fatit u transferuan në Maqedoni nga nëntoka serbe”.
“VLEN nuk i harron premtimet e saj. Të gjitha marrëveshjet e paligjshme midis Përparimit dhe Artanit për licencat e lojërave të fatit online janë anuluar. Po punojmë për një Ligj të ri për Lojërat e Fatit, i cili do të përgjysmojë numrin e objekteve brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Po punojmë për zgjidhje sistemike dhe, ndryshe nga BDI, nuk po bëhemi partnerë në industrinë e lojërave të fatit”, thonë nga VLEN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.