- Trajneri i njohur po pret një telefonatë nga Man City nëse Guardiola vendos të largohet
- Policia në Pejë zhvillon tri aktivitete me komunitetin, nga vizita e fëmijëve te aksioni i gjelbërimit dhe edukimi për sigurinë në trafik
- Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, Qeveria nuk është e gatshme të ndërmerr asnjë hap
- Khloe Kardashian tregon incidentin në festivalin “Coachella”: U drogova pa e ditur
- Luis Enrique është gjeni: A e dini pse e urdhëroi portierin e tij ta gjuante topin jashtë në anën e majtë?
- Jeta Statovci i bashkohet rrugëtimit të ri politik të Vjosa Osmanit
- Rubio është rokeri i administratës Trump dhe kandidat serioz për president në vitin 2028
- Bastisje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq – dyshime për keqpërdorim detyre dhe korrupsion
Author: korrektpress
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka përjashtuar përfundimisht çdo mundësi për të nënshkruar për Real Madridin në verë.Ylli portugez, një nga lojtarët më me ndikim në klubin parisien, ka hedhur poshtë publikisht një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.Deklaratat u bënë gjatë një interviste në programin Soltinhos pelo mundo të Canal 11, ku reprezentuesi portugez u pyet drejtpërdrejt në lidhje me thashethemet që e lidhin atë me klubin e bardhë. Klopp kërkon katër lojtarë të rinj te Real Madridi, gjithashtu konfirmon yjet që duhet të largohen Përgjigja e lojtarit ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Vitinha nuk la vend për…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim lidhur me vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitës të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës me ushtrues detyre.GLPS thekson se një fenomen i tillë, i përhapur pothuajse në të gjitha kategoritë dhe institucionet publike, dëmton stabilitetin institucional, zvogëlon llogaridhënien dhe dobëson profesionalizmin e administratës publike.“Shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm ditën e djeshme, i cili njëkohësisht është edhe njëri nga kandidatët fitues, në vend që të pasohej me emërimin nga procesi i rekrutimit, përbën një praktikë shqetësuese në raport me respektimin e procedurave…
Ekipet e KRU Gjakova kanë ndërhyrë për debllokimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, ku ishte konstatuar bllokim i pusetave si pasojë e hedhjes së mbeturinave në rrjet.Gjatë intervenimit, ekipet kanë kryer thithjen dhe largimin e mbeturinave nga pusetat, duke rikthyer funksionimin normal të sistemit të kanalizimit.Nga KRU Gjakova bëjnë të ditur se pakujdesia e disa qytetarëve që hedhin mbeturina në rrjet shkakton probleme serioze dhe bllokime të panevojshme.Ndaj, ndërmarrja u bën apel të gjithë qytetarëve për të treguar kujdes dhe përgjegjësi, duke mos hedhur mbeturina në rrjetin e kanalizimit, për të shmangur dëmtimet dhe ndërprerjet…
MPB Maqedoni njofton se sot (05.03.2026) në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej.Siç thonë nga MPB, ai në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij të cilin e ka informuar se ka pasur njohuri se në një departament në TEC “Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.”Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin…
E ardhmja e portierit italian Guglielmo Vicario duket larg Tottenham Hotspur dhe Ligës Premier.Gazetari Nicolo Schira raporton se portieri i Tottenham Hotspur dëshiron të largohet nga Liga Premier këtë verë. Ai është i hapur për t’u rikthyer në Serie A dhe është i entuziazmuar për mundësinë e bashkimit me një projekt joshës te Interi, të cilët kanë qenë në kontakt me ekipin e tij. Nerazzurrët tani po kërkojnë të hapin bisedime me Spurs për të siguruar një marrëveshje. Interi e ka identifikuar Vicarion si pasardhësin e Yann Sommer, me portierin zviceran që pritet të largohet kur kontrata e tij të…
Mesfushori i Kayserispor, Laszlo Benes ka folur para ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës 2026 mes kombëtares së tij, Sllovakisë dhe kombëtares së Kosovës.Dardanët do ta luajnë ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për kualifikim ndaj sllovakëve më 26 mars në NFS në Bratislavë para një finaleje të mundshme në shtëpi ndaj Turqisë ose Rumanisë. Për ndeshjen e këtij muaji kanë folur shumë akterë të sllovakëve dhe i fundit është mesfushori 28-vjeçar, Benes, i cili e ka vlerësuar lartë Kosovën, edhe pse është një kundërshtar që nuk është edhe aq i njohur për ta. Paralajmëron ndeshje të fortë kundër Kosovës -…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha të enjten në Kuvendin e Kosovës se thirrja e Jasharëve vazhdon të dëgjohet edhe sot.Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit thirrja e tyre vjen si thirrje për përbashkim, atdhedashuri e angazhim të mbarë e të drejtë. “Ajo kumbon edhe sot, edhe në këtë sallë e seancë, ajo na vije si rikujtim i përditshëm i obligimit tonë për vendin”, tha ai. Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak Kryetari i LDK-së theksoi tutje se këtë liri, shtet e të ardhme e kemi si trashëgimi të shenjtë dhe…
Një shtetas i Shqipërisë, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar, është ndaluar në pikën kufitare “Bllato” në kufirin Maqedoni e Veriut-Shqipëri.”Në pikën kufitare “Blato” në hyrje të vendit, oficerët e Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bllato” e privuan nga liria A.B. (38) nga Republika e Shqipërisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.Gjatë kontrollit të pasaportave dhe kufirit, oficerët e policisë përcaktuan se ai kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli-Hungaria.Ai u transferua në Departamentin e Punëve të Brendshme – Dibër për procedura të mëtejshme./Telegrafi/
Gjykata Supreme ka vendosur të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit N.B., i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke aprovuar kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë. Të pandehurit i është mundësuar që të vazhdojë mbrojtjen në liri.Ky vendim ndryshon aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe të Gjykatës së Apelit, lidhur me caktimin e paraburgimit njëmujor ndaj N.B., i cili ishte vendosur fillimisht për shkak të veprës penale të falsifikimit të rezultatit të votimit.Pas shqyrtimit të materialit të lëndës dhe të pretendimeve të paraqitura, Gjykata Supreme ka vlerësuar se instancat më të ulëta nuk…
Kryeparlamentari, Niko Peleshi ka hapur votimin për dekretet e presidentit, Bajram Begaj për ministrat e rinj.Shkarkimi i Belinda Ballukut u votua me 85 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Gjithashtu u votua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Spiropali u shkarkua me 83 pro pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu u votua me 81 pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Gjithashtu u votuan ministrat e rinj, raporton euronews.alMinistri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari