KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Pejë zhvillon tri aktivitete me komunitetin, nga vizita e fëmijëve te aksioni i gjelbërimit dhe edukimi për sigurinë në trafik

Policia në Pejë zhvillon tri aktivitete me komunitetin, nga vizita e fëmijëve te aksioni i gjelbërimit dhe edukimi për sigurinë në trafik

Zyra për Komunitete dhe Sektorë pranë Stacionit Policor në Pejë ka njoftuar se sot janë realizuar tri aktivitete të ndara, në kuadër të angazhimeve për bashkëpunim me komunitetin dhe rritje të vetëdijesimit qytetar.

Sipas njoftimit, aktiviteti i parë është zhvilluar në orën 10:00, kur stacioni policor është vizituar nga fëmijët e kopshtit “Planets Kids”. Fëmijët, të shoqëruar nga policët e lagjes, kanë qëndruar për disa çaste në ambientet e stacionit, duke u njohur nga afër me punën e policisë.

“Stacioni Policor në Pejë është vizituar nga fëmijët e kopshtit ‘Planets Kids’… duke u njohur nga afër me punën dhe përditshmërinë e Policisë në një atmosferë miqësore”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti i dytë, sipas policisë, është fokusuar në përmirësimin e mjedisit. Policia e lagjes, në bashkëpunim me KLSP Qendra dhe me mbështetjen e AMJ-së, ka realizuar mbjelljen e 40 fidanëve dekorativë në hapësirat e Terminalit Doganor në Pejë. Po ashtu, janë mbjellë edhe 30 pemë dekorative në shkollën fillore të mesme të ulët “7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë.

Ky aktivitet, sipas njoftimit, synon krijimin e një hapësire më të gjelbër dhe më të këndshme për komunitetin.

Ndërkaq, aktiviteti i tretë është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Siguria në trafik”. Policia ka bërë të ditur se ky plan është implementuar me parashkollorët në fshatin Vitomiricë, me qëllim edukimin e hershëm për rregullat dhe sigurinë në komunikacion. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.