KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jeta Statovci i bashkohet rrugëtimit të ri politik të Vjosa Osmanit

Jeta Statovci i bashkohet rrugëtimit të ri politik të Vjosa Osmanit

Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit të ri politik të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e bashkëpunimit të tyre.

Osmani tha se rrugëtimi i përbashkët me Statovcin është vazhdimësi e një angazhimi të bazuar në vlera dhe vizion.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi se lidhja mes tyre është forcuar në një fazë të re të angazhimit politik.

“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, ky bashkëpunim tashmë është pjesë e një rruge të re politike që po ndërtohet mbi të njëjtat parime.

“Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim”, tha ajo.

Osmani shtoi se kur këto vlera devijojnë, angazhimi i tyre riforcohet në drejtim të qëllimeve të përbashkëta për vendin.

“E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”, përfundoi ajo.

Statovci ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Listës Guxo, si pjesë e bashkimit dhe bashkëpunimit politik me Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.