Author: korrektpress

Persona të panjohur kanë grisur një flamur në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:40. Tutje thuhet se lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policor. Ndërsa rasti është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. “Sheshi Adem Jashari, Mitrovicë Jug / 05.03.2026 – 02:40. Është raportuar se nga persona të panjohur është grisur një flamur. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka nisur muajin e informimit për transformimin digjital të sistemit kadastral, duke prezantuar edhe kampanjën e re informuese “KADASTRI DIGIT-ALL”, e cila do të shpalosë rrugëtimin e digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale në vend.Pas pesë vitesh pune dhe përkushtimi të vazhdueshëm institucional, AKK bëhet institucioni i parë shtetëror në Kosovë me sistem 100% online, duke vendosur një standard të ri për shërbimet publike dhe administratën moderne.Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se transformimi i sistemit kadastral shënon një moment të rëndësishëm për institucionet dhe për qytetarët e vendit.“Shërbimet kadastrale kanë…

Read More

Një grua (shtetase e Turqisë) është arrestuar pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në aeroportin “Adem Jashari”. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar.“ANP-së Adem Jashari/ 05.03.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Turqisë, pasi që njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media bëri të ditur se ka nxjerr dekretin që Kuvendi i Kosovës të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.Osmani tha se mosnxjerrja e këtij dekreti do ta vendoste atë në shkelje të qartë të Kushtetutës së Kosovës dhe këtë siç tha ajo nuk e ka ndërmend të bëj. E para e shtetit pati edhe një thirrje për Gjykatën Kushtetuese. Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani shpërndan Kuvendin “Në fund i bëj thirrje Gjykatës Kushtetueses që ta trajtojë çdo çështje që ka të bëjë, që mund të paraqitet në të ardhmen…

Read More

Kosova që duam nuk është ajo ku – në ditën e lavdishme të UÇK-së, më 5 mars – bëhet hajgare me shtetin.Kosova që duam nuk është ajo ku në mesnatë tentohet të ndryshohen amendamentet kushtetuese që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli. Ku ishim këto vite?Kjo është një çështje që kërkon konsensus politik e nacional dhe një proces gjithëpërfshirës. Nuk bëhet kështu.Kosova që duam nuk është ajo që krijon paqartësi dhe konfuzion. Kjo u konvenon vetëm armiqve të Kosovës.Kosova që duam nuk është ajo që e çon vendin në zgjedhje 4-5 herë brenda një periudhe njëvjeçare.Kosova që duam nuk…

Read More

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh zyrtar i Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka respektuar plotësisht Kushtetutën gjatë gjithë procesit.“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar ai. Zgjedhjet e Jashtëzakonshme, Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme Sipas tij, partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit.“Vendosi dy kandidatë që të ketë garë.…

Read More

Nje grua është gjetur pa shenja jetë e shtrirë në oborrin e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Ksovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 04.03.2026, në Gjilan. Tutje thuhet se me vendim të prokurit trupi i pajetë është dërguar në IML. “Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën “grabitje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:48, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se i njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. “Është raportuar se një person i dyshuari i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ka kryer veprën e lartcekur. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Lidhur me rastin nuk ka të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohur për vendndodhjen e saj.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 03.03.2026 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë. Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve dhe shtyrjen e vendit drejt një cikli të ri zgjedhor.Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se ambicia për kontroll të plotë institucional po e çon Kosovën drejt një krize të re politike. Osmani shpalli dekretin për shpërndarje të Kuvendit, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje “Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh”, ka deklaruar…

Read More