IPKO vazhdoi të luajë një rol aktiv në zhvillimin e tregut të punës dhe fuqizimin e profesionistëve të burimeve njerëzore në Kosovë, përmes partneritetit ekskluziv me Power to HR, një nga platformat më të rëndësishme të HR në rajon.
Samiti dyditor mblodhi profesionistë të HR-it, liderë të industrisë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të diskutuar temat që po formësojnë të ardhmen e punës, përfshirë transformimin digjital, zhvillimin e talenteve, lidershipin modern dhe ndërtimin e kulturave organizative të qëndrueshme.
Si kompani lider në teknologji dhe telekomunikacion, IPKO mbështet iniciativa që nxisin inovacionin dhe avancimin e praktikave të burimeve njerëzore, duke kontribuar në ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Përgjatë samitit, Afrika Zyferi, Drejtore e Komunikimit në IPKO, ishte pjesë e një Fireside Session me temën “Çfarë mbajnë mend kandidatët pasi aplikojnë”, ku ndau perspektiva mbi rëndësinë e përvojës së kandidatëve dhe ndikimin që komunikimi dhe perceptimi i brendit kanë në procesin e rekrutimit. Diskutimi theksoi se employer branding dhe marketingu janë gjithnjë e më të ndërlidhura, pasi mënyra se si një kompani komunikon me kandidatët ndikon drejtpërdrejt në reputacionin dhe besueshmërinë e saj si punëdhënës.
Lorida Daci, Udhëheqëse e Brendit dhe Komunikimit, prezantoi në PR Zone mbi temën “Punëtori si ambasador i brendit”, duke theksuar rëndësinë e kulturës organizative dhe rolin që punonjësit kanë në ndërtimin e besueshmërisë së brendit përmes përvojave autentike dhe komunikimit të përditshëm.
Ndërkaq, Fatime Rrahmani, Profesioniste e Burimeve Njerëzore mori pjesë në panelin “Mirëqenia e punonjësve si prioritet strategjik”, ku u diskutua rëndësia e mirëqenies së punonjësve si element kyç për rritjen e angazhimit, performancës dhe ndërtimin e organizatave të qëndrueshme.
Përmes këtij angazhimi, IPKO rikonfirmon përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin profesional dhe për të fuqizuar komunitetin e HR në Kosovë, duke krijuar hapësira për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe inovacion.
Power to HR mbetet një platformë kyçe për profesionistët dhe organizatat që synojnë të avancojnë praktikat moderne të menaxhimit të njerëzve dhe të jenë pjesë aktive e transformimit të tregut të punës në Kosovë dhe më gjerë.