Author: korrektpress

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.Haradinaj bëri të ditur se në këtë takim janë diskutuar disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa si opsione janë përmendur 5, 12 dhe 19 prilli megjithëse sipas tij mund të ketë edhe data të tjera në varësi të zhvillimeve.“Sapo përfundoi takimi dhe rrjedhimisht presidentja ka vepruar në bazë të kompetencave që i ka, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Haradinaj.Ai komentoi edhe mungesën në…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Ai bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja, ndërsa akuzoi Lëvizja Vetëvendosje se mban përgjegjësinë kryesore për faktin që vendi po shkon sërish në zgjedhje.“Ishim në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, diskutuam për datën e mundshme të zgjedhjeve”, tha Hamza. Nis takimi konsultativ me Osmanin dhe liderët e partive politike pa Kurtin “Përgjegjësia kryesore bie tek partia më e madhe në vend, pasi vendi mund të kishte president”.Ai shtoi…

Read More

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi sot se Ministria po finalizon aktivitetet për përputhjen me rregullat evropiane për futjen e modelit “Roaming si në shtëpi” me Bashkimin Evropian.Andonovski konfirmoi se Komisioni Evropian dy javë më parë hapi zyrtarisht procesin për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, duke shtuar se secili vend duhet të përmbushë veçmas kushtet para fillimit të negociatave bilaterale. Ministri tha se pritet që Maqedonia të jetë vendi i parë në rajon që plotëson të gjitha kriteret, pas së cilës do të mund të hyjë në negociata me Komisionin Evropian, i cili do të veprojë…

Read More

Gjërat po ndryshojnë në tregun e sedanëve luksozë.Mercedes kohët e fundit prezantoi një S-Class të përditësuar plotësisht si një përgjigje paraprake ndaj rimodelimit të ardhshëm të BMW Series 7. Është raportuar se e ardhmja e Audi A8 është në pikëpyetje pasi modeli nuk mund të porositet më në tregun vendas. Në fakt, porositë u mbyllën rreth dy javë më parë, me klientët që mundën të konfiguronin modelet përfundimtare A8 më 18 shkurt.Audi nuk ka njoftuar se kur do të përfundojë prodhimi, por meqenëse vetura nuk është më e disponueshme për porosi në territorin vendas, është çështje kohe. /Telegrafi/

Read More

Një mace e zhdukur nga shtëpia e pronarëve të saj në Irlandë për dy javë u gjet e bllokuar brenda një muri dhe u shpëtua nga zjarrfikësit.Brigada e Zjarrfikësve tha se një telefonatë erdhi kohët e fundit nga një shtëpi në Kork, ku macja e zhdukur u dëgjua duke mjaullitur për ndihmë brenda një muri.Zjarrfikësit përdorën një kamerë me imazhe termike për të përcaktuar pozicionin e maces dhe bënë një vrimë në mur për ta nxjerrë kafshën shtëpiake, e cila kishte qenë e zhdukur prej dy javësh.”Jemi të kënaqur të njoftojmë se ajo u nxor shëndoshë e mirë dhe u…

Read More

OpenAI ka lansuar GPT-5.4 , një model të ri me Al të cilësuar si “modeli më i aftë dhe efikas në kufijtë e punës profesionale”. Përveç versionit standard, GPT-5.4 është gjithashtu i disponueshëm si një model arsyetimi (GPT-5.4 Thinking) ose i optimizuar për performancë të lartë (GPT-5.4 Pro).Modeli i ri vjen me rezultate të përmirësuara ndjeshëm, duke përfshirë rezultate rekord në testet e përdorimit të kompjuterit OSWorld-Verified dhe WebArena Verified. Modeli i ri gjithashtu shënoi një rezultat rekord prej 83% në testin GDPval të OpenAI për detyrat e punës me njohuri.GPT-5.4 gjithashtu mori kryesimin në testin APEX-Agents të Mercor ,…

Read More

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka bërë të ditur se LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.Ajo theksoi se shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin kushtetues.“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin tonë kushtetues dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë. Nuk ka asnjë arsye pse kjo duhet të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”, tha ajo.Nagavci theksoi se sot…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi ceremoninë tradicionale me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga e gjithë Kosova, si dhe çmimi kryesor “Shaban Jashari” për mësuesen më të mirë të vitit.Në njoftimin për media bëhet e ditur se në ceremoninë e organizuar me këtë rast, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, theksoi rëndësinë e rolit të mësuesve në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.“Mësuesit janë edhe autoriteti i parë dhe për një kohë të gjatë i…

Read More

Në një incizim nga arkivi i BBC-së i vitit 1936, arkeologu Howard Carter përshkruan momentin e 12 shkurtit 1924, kur ai dhe ekipi i tij u bënë njerëzit e parë të cilët pas 3300 vjetëve u përballën me mbretin djalosh egjiptian.Nga: Greg McKevitt / BBC (titulli: ‘A gasp of wonderment escaped our lips’: The dazzling discovery of Tutankhamun’s tomb) Përkthimi: Telegrafi.com“Tridhjetë e tre shekuj kishin kaluar nga hera e fundit kur këmbët e njeriut kishin shkelur mbi dyshemenë ku qëndronim ne, dhe megjithatë rreth nesh kishte shenja të jetës së fundit”.Nëntëdhjetë vjet më vonë, vetë zëri anglez i Howard Carterit…

Read More

Ka nisur takimi konsultativ mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe liderëve të disa prej partive politike parlamentare lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në Kosovë.Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Takimi është thirrur nga presidentja për të zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.Në këtë takim nuk po merr pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.…

Read More