Author: korrektpress

Pas gjashtë dekadash me grupin The Beach Boys, Bruce Johnston po bën një hap pas nga aktiviteti i rregullt me bandën.Megjithatë, Johnston tha se është ende larg përfundimit të karrierës së tij muzikore.“Është koha për pjesën e tretë të karrierës sime të gjatë muzikore!” tha Johnston për Rolling Stone. “Mund të shkruaj këngë përgjithmonë dhe mezi pres të dëgjoni atë që po vjen!!! Meqenëse talenti im kryesor përveç këndimit është shkrimi i këngëve, tani është koha të merrem seriozisht sërish me këtë”. Muzikanti 82-vjeçar tha se faza e ardhshme e karrierës së tij do të fokusohet kryesisht në shkrimin e…

Read More

Çdo gjysmë e Kupës së Botës 2026 do të ndërpritet shkurtimisht. FIFA ka konfirmuar se do të futen pushime tre-minutëshe gjatë ndeshjeve, me sa duket për t’u lejuar lojtarëve të hidratohen, por gjithashtu do t’u lejojë transmetuesve të transmetojnë reklama. Vendimi vlen për Kupën e Botës, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.FIFA sqaroi në dhjetor se pushimet u futën për shkak të shqetësimit për shëndetin e lojtarëve, por në të njëjtën kohë, u përcaktua edhe aspekti komercial. Sipas rregullave, stacionet televizive nuk lejohen të shfaqin reklama brenda 20 sekondave të para të vërshëllimës së…

Read More

Tregu i naftës u vu nën presion pasi paralajmërimet e ashpra ngritën shqetësime për ndërprerje të mëtejshme të rrjedhave globale të energjisë, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme u përshkallëzua.Çmimi i naftës së papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me më shumë se 6%, duke arritur mbi 86 dollarë për fuçi.Çmimi i naftës së papërpunuar ndërkombëtare Brent u rrit me më shumë se 4%, duke u tregtuar mbi 89 dollarë për fuçi.Më herët, ministri i energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, paralajmëroi se eksportuesit e Gjirit mund të detyrohen të pezullojnë prodhimin për shkak të luftës dhe se do…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (05.03.2026) në orën 16:55 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, zyrtarët e SPB Shkup e privuan nga liria E.A. (25) nga Shkupi.”Është raportuar se ai më 23.02.2026 e sulmoi fizikisht një vajzë 22-vjeçare me të cilën ishte takuar më parë, e cila kishte mbërritur nga Gjermania dhe me të njëjtën kishte bërë dashuri, si dhe i kishte bërë kërcënime, dhe gjithashtu gjatë kohës që ajo ishte në shtëpinë e tij ai nuk e lejoi të dilte vetëm dhe i mori telefonin celular dhe më 04.03.2026 ajo arriti të telefononte nënën e saj, e cila…

Read More

Një qytetare nga Shtime ka dorëzuar në stacionin policor një portofol të gjetur, duke treguar përgjegjësi të lartë qytetare.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 6 mars 2026, rreth orës 11:30, Xh. Rexhaj, 28 vjeçe, ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova” në fshatin Davidovc.Pas verifikimit të dokumenteve në portofol, policia ka konfirmuar se pronar i tij është N. I. nga komuna e Vitisë. Në portofol ndodheshin përveç dokumenteve identifikuese, edhe para në vlerë totale prej 329.55 euro.Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin me të gjitha dokumentet…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.Haradinaj bëri të ditur se në këtë takim janë diskutuar disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa si opsione janë përmendur 5, 12 dhe 19 prilli megjithëse sipas tij mund të ketë edhe data të tjera në varësi të zhvillimeve.“Sapo përfundoi takimi dhe rrjedhimisht presidentja ka vepruar në bazë të kompetencave që i ka, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Haradinaj. E gjithë ajo që…

Read More

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë së Inspekcionit, ka ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit, të konsumatorëve dhe për lirimin e hapësirave publike për qytetarët.Sipas njoftimit zyrtar, sektori i Ndërtimit ka vepruar pas ankesave të qytetarëve ndaj ndërtuesve që, me aktivitetet e tyre, kanë ndotur hapësirat publike dhe kanë vështirësuar jetesën e banorëve përreth. Ndërtuesit janë obliguar që brenda 72 orësh të sanojnë gjendjen, përndryshe do të merren masa ligjore sipas ligjit në fuqi.Sektori i Transportit Rrugor dhe Telekomunikacionit ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj operatorëve të linjave të kombibusëve, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me çmimet e pasagjerëve pas…

Read More

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Diario Sport, situata e fundit rreth mbrojtësit italian Alessandro Bastoni mund të ndikojë në një largim të mundshëm nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës, mes interesimit të vazhdueshëm nga Barcelona.Mbrojtësi i kombëtares italiane është përballur me fishkëllima dhe reagime negative nga tifozët gjatë disa ndeshjeve të fundit jashtë fushe.Kjo erdhi pas episodit të diskutueshëm në përballjen ndaj Juventusit, ku simulimi i tij çoi në përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit Pierre Kalulu. Incidenti shkaktoi reagime të ashpra në opinionin sportiv në Itali.Edhe pse Bastoni kërkoi falje publikisht për atë moment, tensioni rreth situatës…

Read More

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku –kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.03.2026 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2025/2026.Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori disa vendime të rëndësishme. Njëri nga më kryesorët është…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump duket se përjashton çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.Në një postim në Truth Social ai tha: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kusht”. “Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”, shtoi Trump. Presidenti…

Read More