KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM për deklaratën e Mucunskit: Qeveria po e bllokon integrimin në BE

LSDM për deklaratën e Mucunskit: Qeveria po e bllokon integrimin në BE

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se me deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm Timço Mucunski, se nuk ka kushte për ndryshimet kushtetuese, e që është kushti kryesor për negociata me BE-në, po dëshmohet se rruga evropiane e Maqedonisë po bllokohet qëllimisht.

“Vitin e kaluar, në korrik 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev, tani Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë, tha se Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së. Kemi pasur edhe mohime nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare se gjuha maqedonase është një çështje e brendshme dhe jo një temë e marrëdhënieve dypalëshe”.

“Kjo nuk është një kontradiktë e rastësishme. Ky është një bllokim i qëllimshëm i rrugës evropiane të Maqedonisë. Mickoski po krijon me vetëdije një konflikt me Bullgarinë për të pasur një justifikim të gatshëm pse procesi është bllokuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.