Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale dhe po shkakton të qeshura të shumta në internet, ku një nënë shihet duke i bërë një pritje të pazakontë dhe humoristike djalit të saj të rritur në aeroport.
Sipas pamjeve, nëna e kishte ngacmuar prej kohësh djalin duke i thënë me shaka se ai po kthehej në shtëpi vetëm për festa, në mënyrë që ajo t’i lante rrobat.
Këtë herë, ajo vendosi ta çojë shakanë në një nivel tjetër, duke organizuar një pritje të papritur dhe mjaft zbavitëse në aeroport.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë hit dhe duke marrë reagime të shumta pozitive nga përdoruesit, të cilët vlerësojnë humorin dhe marrëdhënien e veçantë mes nënës dhe djalit. /Telegrafi/