Author: korrektpress

Manchester City është plotësisht i vetëdijshëm se Real Madrid e ka vendosur Rodri në krye të listës së dëshirave si prioritet për mesfushën në të ardhmen, sipas gazetarit Matteo Moretto.Mesfushori spanjoll përputhet në mënyrë perfekte me profilin që kërkon drejtimi sportiv i klubit madrilen. Një mesfushor dominues nga ana taktike, me cilësi lideri, kontroll të shkëlqyer të ritmit të lojës dhe përvojë në nivelin më të lartë.Rodri është shndërruar në një pjesë të pazëvendësueshme në sistemin e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City dhe prej disa sezonesh konsiderohet si një nga mesfushorët më ndikues në futbollin botëror. Sipas Morettos, drejtuesit…

Read More

Një moment i veçantë ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena u befasua nga familjarët e saj. Ata përdorën një dron për të dërguar një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh të veçantë dhe domethënës.“Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, ishte shkrimi në parashutë, një mënyrë e qartë për të treguar mbështetjen e tyre ndaj saj. BBVA/InstagramKy dedikim duket se është një mesazh mbështetjeje nga familja, që i bën të ditur Brikenës se janë pranë saj në njohjen me Mateon brenda shtëpisë.Fjalët “bëj çfarë të…

Read More

Ukraina pritet të dërgojë brenda pak ditësh specialistë ushtarakë për të ndihmuar në mbrojtjen e bazave amerikane në Lindjen e Mesme nga dronët iranianë, në veçanti prej tipit Shahed, të cilët janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të ukrainasve. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili konfirmoi se Kievi ka marrë një kërkesë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për mbështetje në këtë drejtim.Sipas Zelenskyt, kërkesa e Uashingtonit lidhet me përvojën e madhe që Ukraina ka fituar gjatë luftës me Rusinë në identifikimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve Shahed. Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në…

Read More

Lajmi në plotësim – Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka filluar konferencën për media në lidhje me zhvillimet e fundit.—————————————————————————————Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot pritet të mbajë një konferencë për media.Sipas një njoftimi nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se konferenca pritet të fillojë nga ora 16:00. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media në orën 16:00”, thuhet në njoftim. Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani shpërndan Kuvendin Ndërkaq, sot pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani u mbajt një takim konsultativ për zgjedhjet…

Read More

Barcelona po planifikon të transferojë një mbrojtës të ri qendror gjatë verës, pasi synon të përforcojë një repart ku ka hasur vështirësi gjatë këtij sezoni.Pau Cubarsi, Gerard Martin dhe Ronald Araujo kanë qenë nën pritshmëri në disa raste, ndërsa Andreas Christensen, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor, ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndimet dhe ka luftuar për të qëndruar në formë.Gjatë muajve të fundit janë identifikuar disa objektiva për këtë pozicion, si Nico Schlotterbeck dhe Marcos Senesi. Megjithatë, në vend të një emri tashmë të konsoliduar, Barcelona mund të zgjedhë një talent në ngritje për të plotësuar…

Read More

KDI shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit, përfaqësuesit politikë në Kuvend nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Mungesa e përgjegjësisë politike dhe institucionale për arritjen e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme tashmë rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese.Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim…

Read More

Pothuajse 70% e qytetarëve të Maqedonisë të anketuar përdorin një telefon ose ekran para se të bien në gjumë, dhe më shumë se 40% janë përballur me probleme me gjumin në tre muajt e fundit. Më shumë se 63% e të anketuarve raportuan se flenë 5-7 orë në natë, 11.6% flenë më pak se 5 orë, ndërsa 22.8% flenë 7 deri në 9 orë.Këto janë disa nga rezultatet e anketës anonime online të kryer nga Klinika Universitare e Psikiatrisë PHI në periudhën nga 2 deri në 6 mars 2026, në të cilën iu përgjigjën 491 të anketuar, me rastin e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka njoftuar deputetët për dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërbërjen e Legjislaturës së Dhjetë dhe hyrjen në fuqi me rastin e nënshkrimit të tij.Në një shkresë zyrtare për deputetët e Kuvendit, kryetarja Haxhiu u ka bashkëngjit dekretin e presidents.Po ashtu, ajo ju deputetëve iu ka bashkëngjit edhe regjistrimin e kërkesës me numër K.068/26 të Gjykatës Kushtetuese të bërë nga Kryetarja e Kuvendit dhe nëntë (9) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ,,Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës…

Read More

Redon Veli i njohur ndryshe me emrin artistik Redi Veli është një nga emrat aktivë në jetën muzikore të Sarandës. I lindur më 25 nëntor 1998, ai ka ndërtuar profilin e tij si DJ dhe producent, duke u bërë pjesë e eventeve dhe aktiviteteve artistike në qytetin e tij.Krahas performancave ‘live’, ai ka zhvilluar aktivitet të vazhdueshëm edhe në studio. Remix-i i këngës “Balluket e Ballit” ishte një nga projektet që pati ndikim të ndjeshëm onlajn, duke krijuar audiencë dhe duke forcuar identitetin e tij si producent në muzikën elektronike.Megjithëse përfundoi shkollën profesionale për Hoteleri-Turizëm, ai zgjodhi të ndjekë pasionin…

Read More

Vendimi i Real Madrid për të bërë ndryshim në stolin e trajnerit ka marrë kritika të forta nga legjenda e klubit Ivan Helguera, i cili ka vënë publikisht në dyshim mençurinë e drejtuesve për shkarkimin e Xabi Alonso.Duke folur në një podcast së bashku me ish-portierin legjendar Iker Casillas, ish-mesfushori i “Los Blancos” sugjeroi se klubi veproi shumë shpejt duke i dhënë fund një projekti premtues, ndërkohë që po rrezikon me emërimin e Alvaro Arbeloas.Helguera theksoi se Alonso meritonte shumë më tepër durim nga drejtuesit e klubit. Sipas tij, pavarësisht disa dyshimeve taktike, skuadra kishte një bazë solide dhe duhej…

Read More