- Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme
- Osmani prezanton një tjetër kandidate për deputete
- Armiku më i madh i veturës elektrike – nxehtësia apo i ftohti ekstrem?!
- Kënga “Dai Dai” e Shakirës do të jetë himni zyrtar i Botërorit
- Kremlini frikësohet nga dronët ukrainas – forcohen masat e sigurisë rreth Putinit
- Tchouameni thuhet se e rrëzoi Valverden me një grusht të fortë
- Shpërthimi i hantavirusit nuk është “COVID-i i radhës”, thotë OBSH
- Me 64 vota “Për”, Kuvendi miratoi ligjin për Këshillin e Prokurorëve
Author: korrektpress
Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, e cila dje ka dërguar një lëndë për shqyrtim në këtë institucion.Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës. lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”. Haxhiu njofton deputetët për dekretin e presidentes për shpërbërjen e Kuvendit Në këtë shkresë, thuhet se deputetët e Kuvendit mund t`i paraqesin komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026.
Aktorja e njohur më në fund ka reaguar për ndryshimin e madh në pamjen e saj, duke sqaruar publikisht spekulimet që prej ditësh po qarkullonin në rrjetet sociale dhe në mediat e modësKujtojmë se Moore së fundmi tërhoqi vëmendje të madhe gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq në pasarelën e shtëpisë së njohur të modës Gucci me një transformim të dukshëm në stil. Përveç pamjes së saj rinore që vazhdon të mahnitë publikun, aktorja prezantoi edhe një frizurë krejtësisht të re.E njohur për flokët e saj të gjatë dhe elegantë, Moore këtë herë u shfaq me një…
Krenaria e flotës iraniane, aeroplanmbajtësja për dronë Shahid Bahman Bagheri, është fundosur. Ky incident shënon një humbje të rëndë për Forcat Detare të Iranit.Shahid Bahman Bagheri ishte aeroplanmbajtësja e parë e specializuar për dronë në botë. Para se të transformohej në anije ushtarake, ajo ishte një anije kontejnerësh e gjatë 240 metra me emrin Perarin, shkruan skynews. Transformimi i saj në një bazë lundruese për dronë e bëri atë një aset unik dhe strategjik për flotën iraniane. Anija u emërua në nder të komandantit të ndjerë Bahman Bagheri, një figurë e njohur ushtarake në Iran, dhe hyri në shërbim në…
Mikel Arteta përballet me një verë vendimtare në krye të Arsenalit. Klubi londinez ka investuar fuqishëm në afatet e fundit kalimtare dhe tani duhet të balancojë financat përmes disa shitjeve të rëndësishme.Drejtuesit sportivë të Arsenalit janë të vetëdijshëm se shpenzimet e verës së kaluar, që arritën afërsisht në 310 milionë euro, kërkojnë vendime të rëndësishme në afatin kalimtar. Qëllimi është i qartë, të lirohet hapësirë në skuadër dhe të gjenerohen të ardhura për të vazhduar konkurrimin në nivelin më të lartë në Ligën Premier dhe në garat evropiane.Në listën e lojtarëve që mund të largohen përfshihen disa emra të rëndësishëm…
Një burrë dyshohet se ka trajnuar qen për të hedhur në mënyrë të paligjshme qese plehrash anash rrugës.Një burrë italian është gjobitur pasi dyshohet se ka trajnuar qenin e tij për të mbajtur në gojë qese me mbeturina dhe t’i hedhë ato në vende jo të autorizuara për të shmangur pagesën e mbledhjes së mbeturinave. Autoritetet në Catania, Itali, publikuan pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet qeni duke mbajtur qeset plastike me plehra në gojë dhe duke i hedhur anash rrugës, pastaj kthehet nga ku erdhi. – YouTube www.youtube.com Në një status në Facebook, autoritetet shkruan se “gjeniu nuk…
Shumica e shoferëve përdorin Android Auto vetëm për navigim dhe muzikë, por ky sistem i Google fsheh opsione të fuqishme që mund të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e vozitjes.Ka disa “truke” që ju lejojnë të përfitoni nga rezolucion më i mirë i ekranit, ulje e konsumit të internetit dhe automatizime inteligjente për makinën, funksione që nuk i shihen qartë përdoruesit.Hapi i parë drejt një përvoje më të mirë është heqja e kufizimeve që Google vendos në aplikacion. Duhet të hapni cilësimet e aplikacionit Android Auto në telefon, të shkoni te informacionet rreth versionit dhe të klikoni 10 herë rresht në atë…
Për festën e 8 Marsit, APR ka lansuar pakon APR LADY e cila është e vlefshme nga data 8 deri më 20 mars.Ky abonim vjetor kushton 55€, e për dhuratë klientet marrin 2 muaj shtesë pa pagesë. Shërbimet janë të vlefshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, duke mbuluar asistencën rrugore gjatë udhëtimeve brenda këtyre vendeve.Çfarë përfshin asistenca rrugore?Prioritet në asistencë – ndihmë sa më e shpejtë në vendngjarjeSiguri gjatë pritjes – operatori qëndron në linjë telefonike derisa ndihma të arrijëTransport deri në derën e shtëpisë, ose në një destinacion të sigurtNdezja e automjetit -…
Kombëtarja e Kosovës e di rëndësinë dhe të gjithë yjet po e presin me padurim përballjen ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar Baton Zabërgja në një intervistë për Telegrafi, futbollisti që po shkëlqen te Metalist 1925.Që kur ka nisur sezoni në futbollin ukrainas, Zabërgja e ka fituar vëmendjen e të gjithë falë paraqitjeve të shkëlqyera, ku në katër ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë tre gola në proces.24-vjeçari në një intervistë për Telegrafi thotë se faza përgatitore e ka ndihmuar të kalojë këtë periudhë pozitive. “Normalisht që jam i kënaqur me formën momentale që po kaloj dhe shpresoj të vazhdoj…
Ndërsa Maqedonia përgatitet të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2026, Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje për mbrojtje më të mirë të grave dhe fëmijëve nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje.Organet e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, me një deklaratë të përbashkët, u bashkohen grave, vajzave, familjeve dhe komuniteteve në të gjithë vendin – dhe në botë – në thirrjen për një të ardhme ku, siç thonë ato, çdo grua dhe çdo fëmijë gëzon të drejtat e tyre të plota, drejtësi të barabartë dhe një jetë pa dhunë, diskriminim dhe frikë.“Përkujtimi i këtij viti zhvillohet në hijen…
AC Milan po përgatitet t’i ofrojë trajnerit Massimiliano Allegri një kontratë të re deri në vitin 2028, pasi drejtuesit e klubit e shohin teknikun italian si figurë kyçe të projektit të tyre.Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, kualifikimi i mundshëm i Milanit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026/27 i ka shtyrë drejtuesit e klubit të përgatisin një ofertë për zgjatjen e kontratës së trajnerit.Raporti thekson se Allegri mbetet pjesë thelbësore e projektit të klubit, ndaj Milani synon t’i ofrojë një zgjatje njëvjeçare të kontratës deri në qershor të vitit 2028, me opsion për edhe një sezon tjetër.Kualifikimi në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari