- Tre të vdekur pasi një burrë qëlloi dy gra dhe më pas veten – zbulohen detaje të ngjarjes tragjike në Linz të Austrisë
- Prapaskena të çmendura: Fede Valverde humbi kujtesën, lojtarët e gjetën të gjakosur në tokë
- Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale
- Pse Trump e pezulloi “Operacionin Liria” në Iran?
- Trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit bie në “pothuajse zero”
- Kida lanson këngën e re “Menime”
- Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë
- Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 parti heqin dorë nga gara
Author: korrektpress
Një video shumë e ëmbël e një këlyshi Golden Retriever që përjeton shiun për herë të parë është bërë virale në Instagram.Videoja tregon një qenush të quajtur Rowan, reagimi i të cilit ndaj pikave të shiut është një përzierje kurioziteti dhe hutimi, ndërsa gjithçka është regjistruar nga pronarja e tij. Duket se Rowan është njëkohësisht i argëtuar dhe i habitur nga kushtet e motit, të cilat për të janë diçka krejtësisht e re.Në fillim të videos, ku Rowan shihet duke ecur në shi të fortë, shfaqet mbishkrimi “herën e parë që sheh shiun.” Këlyshi përpiqet të kuptojë se çfarë po…
Pas krizës së re institucionale në Kosovë qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit në BEGjermania reagoi ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend. “Kosovës i duhen institucione funksionale”, tha ai. Sipas qeverisë gjermane, kjo është e rëndësishme edhe për vazhdimin e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. “Integrimi i Serbisë dhe Kosovës në BE mund të arrihet vetëm përmes këtij dialogu të normalizimit”, u shpreh Giese. BE-ja i…
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Mike Johnson, deklaroi se SHBA-ja nuk është në luftë me Iranin, duke theksuar se veprimet ushtarake të ndërmarra kundër këtij vendi janë të kufizuara dhe nuk përbëjnë një konflikt të plotë. Sipas tij, operacioni ushtarak është planifikuar të jetë i kufizuar si në shtrirje ashtu edhe në kohëzgjatje, dhe tashmë është pranë arritjes së objektivave të tij kryesore. Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme Johnson shpjegoi se qëllimi i operacionit është dobësimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht në fushën e raketave balistike. Ai theksoi se forcat…
Chelsea ka vendosur të bëjë një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve duke përgatitur një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Inter, Lautaro Martínez.Kjo strategji vjen si rezultat i nevojës urgjente për të afruar në skuadër një sulmues të klasit botëror për ekipin që drejtohet nga Liam Rosenior. Klubi londinez synon të bëjë një hap vendimtar në rritjen e cilësisë së skuadrës, duke përfituar nga fakti se sulmuesi argjentinas, pavarësisht kontratës që e lidh me Interin deri në vitin 2029, është në kërkim të sfidave të reja konkurruese.Chelsea planifikon ta financojë këtë…
Si erdhën muxhahedinët e Iranit në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë
Mediu deklaroi se muxhahedinët erdhën në Shqipëri, pasi ata rrezikonin të eliminoheshin fizikisht në Iran.Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, komentoi pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe rolin që kanë pasur qeveria e Ramës dhe Berishës në këtë proces. Në një intervistë për Klan News, Mediu u shpreh se muxhahedinët u pranuan që në qeverisjen e Berishës, pasi rrezikonin të eliminoheshin.“Berisha pranoi vetëm disa muxhahedinë, por Rama i mori të gjithë”, deklaroi Mediu. Ai shtoi se opozita iraniane ishte në rrezik të eliminimit dhe vendosja e tyre në Shqipëri u bë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Opozita iraniane ishte…
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe për studentët e fakulteteve juridike, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti.Sipas Ademit, gjatë takimit u diskutua për situatën rreth organizimit të provimit të jurisprudencës dhe për nevojën që në këtë proces të respektohet plotësisht Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.“Bashkë me kolegët zhvilluam një takim të rëndësishëm me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti. Diskutuam për çështjen e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe për domosdoshmërinë e respektimit dhe zbatimit…
Dilema e debate juridike ka krijuar dekreti i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin. Vendimi i marrë vetëm një ditë pasi nisi të rrjedhë afati 60-ditor i paraparë për zgjedhjet e kreut të shtetit nga Kuvendi, nga disa prej njohësve të fushës po vlerësohet si kundërkushtetues.Kritikët thonë se do të duhej të pritej konsumimi i plotë i afateve për zgjedhjen e presidentit të ri, para se të bëhej shpërndarja e Kuvendit. Në këtë situatë, kërkohet që Gjykata Kushtetuese të dalë sa më shpejt me interpretim.Dekreti i shefes së shtetit për shpërndarje të Kuvendit ka krijuar paqartësi e debate juridike…
Artisti, David Dreshaj ka përgatitur projektin e tij më të fundit, një këngë kushtuar nënës, me titullin “T’kam ty mama”. Projekti vjen pas dedikimit të veçantë që ai i kishte bërë motrës së tij në dasmën e saj dhe pritet të publikohet më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Producent dhe përgjegjës për muzikën, melodinë dhe beat-in është Darko Dimitrov, ndërsa teksti është punuar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. David DreshajPo ashtu, Darko është kujdesur edhe për regjistrimin e këngës. Videoklipi është realizuar nga Mars Studio nën drejtimin e Endrit Rrahimit.Kënga do të publikohet në platformat muzikore, duke…
Tre fitore në katër ndeshjet e fundit kanë ndikuar që Besës së Pejës t’i rikthehet besimi se mund të arrijnë të “mbijetojnë” në Ligën e Parë.Konkurrenca në divizionin e dytë të futbollit së Kosovës këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm, ku përpos gjashtë skuadrave që po kandidojnë për t’u kthyer në elitë, është një garë e madhe edhe për të mos rënë në Ligën e Dytë.Me përforcimet e mëdha në afatin kalimtar dimëror, një prej tyre edhe rikthimin e Donart Sheqerollit, të cilit iu besua edhe shiriti i kapiteni – Besa e Pejës po punon intensivisht për ta arritur objektivin.Sheqerolli…
Probleme me zinxhirin e furnizimit në Dubai shkaku i luftës në Iran – ushqime vetëm edhe për 10 ditë
Stoku i ushqimit në Dubai mund të zgjasë vetëm 10 ditë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.Luftimet në Lindjen e Mesme po kërcënojnë furnizimin me ushqim të Dubait, pasi stoku aktual i produkteve të freskëta mund të mjaftojë vetëm për rreth 10 ditë. Shkaku nuk është mungesa e parave, por ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit për shkak të konflikteve rajonale me Iranin.Stefan Paul, drejtori i kompanisë Kuehne and Nagel, në një intervistë për televizionin zviceran SRF, bazoi paralajmërimin vetëm mbi të dhënat reale nga zinxhirët e furnizimit të kompanisë së tij, shkruajnë mediat. Zhvillimet e fundit nga përplasjet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari