KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

DnV kërkon përmbylljen urgjente të emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së

DnV kërkon përmbylljen urgjente të emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se ka ndjekur nga afër hapat institucionalë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, përfshirë edhe procedurën për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas DnV-së, legjislacioni zgjedhor përcakton se pas certifikimit të rezultateve, Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentes së vendit, u kërkon subjekteve parlamentare nominimet për anëtarët e KQZ-së. Këto subjekte kanë një afat të caktuar për dorëzimin e propozimeve, pas së cilës presidentja bën emërimin e anëtarëve.

DnV thekson se në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që mund të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur afati ligjor i 11 marsit për këtë procedurë po afrohet, përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme.

Sipas organizatës, legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë në rast zgjedhjesh, siç ishte e rregulluar me ligjin e mëparshëm.

Për këtë arsye, DnV i bën thirrje presidentes së vendit dhe subjekteve parlamentare që të ndërmarrin dhe përmbyllin pa vonesë hapat e nevojshëm për nominimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Çdo proces i mundshëm zgjedhor duhet ta gjejë Kosovën me institucione zgjedhore të konsoliduara, funksionale dhe me mandat të qartë ligjor, në mënyrë që administrimi i zgjedhjeve të mos shoqërohet me dilema për legjitimitetin e tij”, thuhet në reagimin e DnV-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.